LAJMI I FUNDIT:

Micotakis ankohet për Shkupin në Këshillin e BE-së

Micotakis ankohet për Shkupin në Këshillin e BE-së

Në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i informoi kolegët e tij se si Presidentja dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke mos përdorur emrin kushtetues brenda shtetit.

Sipas Mitsotakis, për ky “zhvillim i pakëndshëm” është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në BE.


“E bëra të qartë se nëse Shkupi insiston në këtë linjë në thelb, do ta bëjë të vështirë, nëse jo praktik, anulimin e çdo procesi të konvergjencës së menjëhershme me familjen evropiane. Ndaj mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe të kuptojnë se respektimi i legjislacionit evropian kalon padyshim përmes respektimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga të dyja palët”, tha Kiriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Nga qeveria në vend deri tani nuk ka reagim për këtë veprim të Mitsotakis. Ministri i Jashtëm Timço Mucunski, një ditë ma parë, pasi takoi ambasadore e SHBA-së në Shkup Angela Aggeler shkroi se

“Në takim u konfirmua vendosmëria strategjike e Qeverisë për zbatimin e angazhimeve reformuese, në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian, ndërsa theksuam mbështetjen që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për avancimin e zhvillimit demokratik dhe forcimin e luftës kundër krimi dhe korrupsioni”, ka thënë Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Greqia dhe Bullgaria janë tejet të zemëruara ndaj qeverisë së re në vend, për qasjen e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesës që pasqyrohet edhe në kornizën negociuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Në trend Lajme

Më shumë
Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Lajme
Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin

Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin

Drejtësi
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
Sufllaqe, byrek dhe fërgesë, britanikja shpenzon vetëm 100 paund [118 euro] për tre ditë në Tiranë

Sufllaqe, byrek dhe fërgesë, britanikja shpenzon vetëm 100 paund [118 euro] për tre ditë në Tiranë

Lajme
Bie numri i nxënësve që i nënshtrohen testit të maturës, Pupovci: Arsye mund të jetë rënia e interesimit për studime universitare

Bie numri i nxënësve që i nënshtrohen testit të maturës, Pupovci: Arsye mund të jetë rënia e interesimit për studime universitare

Lajme
Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori