LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi heton ish-prokurorin special të shtetit, dyshohet se ka lidhje me krimet e luftës të kryera gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë

Mali i Zi heton ish-prokurorin special të shtetit, dyshohet se ka lidhje me krimet e luftës të kryera gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë

Autoritetet në Mal të Zi njoftuan se po hetojnë ish-prokurorin special të shtetit nën dyshimet se ka lidhje me krimet e luftës të kryera gjatë ndarjes së ish-Jugosllavisë.

Millivoje Katniq u arrestua më herët gjatë këtij viti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit, Katniq po akuzohet “për trajtim çnjerëzor të disa civilëve të nacionalitetit kroat, përfshirë për sulm ndaj tyre, torturim dhe lëndim fizik”.


Nisja e hetimeve vjen pas vlerësimit të dëshmive nga autoritetet në Kroaci, të cilat u gjetën gjatë kërkimit të provave materiale të Zyrës së Prokurorit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, që u dërguan në Mal të Zi më 2020 dhe 2023.

Zyra e Prokurorisë në Kroaci asnjëherë nuk ka konfirmuar se Katniq ishte përfshirë në ndonjë hetim për krimet e luftës të kryera në Dubrovnik gjatë vitit 1991 dhe 1992.

Gjatë marrjes në pyetje, Katniq ka mohuar se ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës.

Kantiq dyshohet po ashtu se ka hequr ndalesën e hyrjes për anëtarët e një bande kriminale serbe.

Zyrtarët në Mal të Zi janë zotuar se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar si pjesë e përpjekjes së shtetit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Azia
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

Evropa
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Amerika
Kalo në kategori