LAJMI I FUNDIT:

Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll

Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll

Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë qytetin e Pejës gjatë orëve të mbrëmjes, duke shkaktuar përmbytje të në disa zona.

Reshjet intensive kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumë dhe kanalizimet e qytetit.


Sipas raportimeve nga terreni, rrugët kryesore dhe disa lagje janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Banorët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të sigurt deri në përmirësimin e situatës.

Autoritetet lokale kanë mobilizuar ekipet e emergjencës të ofruar ndihmë të menjëhershme për të prekurit.

Gjithashtu, janë ndërmarrë masa për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Megjithatë kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, në një deklarim për “RADIO 1” ka deklaruar se situata është në kontroll.

“Deri pas orës 22:00, pra raportet e fundit, të gjitha tregojnë se situata është menaxhuar. Reshjet kanë qenë të dendura, mirëpo të menaxhueshme. Qytetarët i ftojmë për kujdes dhe ne mbetemi në gatishmëri”, deklaroi Muhaxheri.

Ndryshe edhe Policia Rajonale e Pejës, Zjarrefikësat dhe Ekipet Emergjente kanë dalur në  vendet e krizës për të sanuar problemet nga reshjet./Telegrafi/

Më poshtë disa video të postuara nga qytetarët e Pejës

Në trend Lajme

Më shumë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

Drejtësi

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Lajme
Dyshimi për ngacmin seksual të nxënëses në Gjilan, prokuroria pushon hetimet

Dyshimi për ngacmin seksual të nxënëses në Gjilan, prokuroria pushon hetimet

Drejtësi
Borell para largimit nga posti: Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

Borell para largimit nga posti: Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

Lajme
Kalo në kategori