LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 22° clearsky_night

Ferizaj trajnon 347 mësimdhënës për rritjen e cilësisë së mësimit, disa prej tyre edhe për rishikimin e teksteve mësimore

Ferizaj trajnon 347 mësimdhënës për rritjen e cilësisë së mësimit, disa prej tyre edhe për rishikimin e teksteve mësimore

Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti shkollor ka trajnuar gjithsej 347 mësimdhënës të niveleve të ndryshme, duke filluar nga edukatoret e deri te klasat e dymbëdhjeta, por në mesin e tyre janë trajnuar edhe 22 mësimdhënës të cilët kanë të bëjnë me rishikimin e teksteve mësimore. Kjo për shkak se shpeshherë testet nëpër shkolla kanë qenë jashtë natyrës së mësimit dhe nuk janë përputhur me përmbajtjen e kurrikulës, andaj mësimdhënësit janë trajnuar që telashe të tilla Ferizaj të mos përsëritën.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se të gjithë pajtohen se në nivel të vendit procesi mësimor nuk është në nivelin e duhur, andaj kjo ka shtyrë ekzekutivin dhe kryetarin e Komunës, Agim Aliun të marrë hapa konkret për ta përmirësuar gjendjen.


Sipas Llabjanit, nivelin e arsimit në Kosovë e ka treguar edhe testi PISA dhe disa teste të tjera.

“Duke e parë këtë çështje se diçka është e rëndësishme dhe e domosdoshme për të filluar për të punuar në këtë drejtim, jo vetëm komuna e Ferizajt, por edhe sistemi arsimor në përgjithësi në Republikën e Kosovës, ne si Komunë e Ferizajt kemi bërë disa hapa në këtë drejtim. Hapat e parë që kemi ndërmarr janë trajnimi i mësimdhënësve, andaj gjatë këtij viti shkollor ne kemi trajnuar 347 mësimdhënës të niveleve të ndryshme duke filluar nga edukatoret e deri te klasat e dymbëdhjeta”, ka thënë Llabjani.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt

Sipas tij, e veçanta e këtyre trajnimeve ka qenë këtë vit e cila lidhet direkt me një nga faktorët që lidhet me cilësinë në arsim, e që është rishikimi i teksteve mësimore.

“Ne si komunë e Ferizajt kemi qenë përfitues të një projekti në kuadër të Bashkimit Evropian, ku kemi qenë të përfshirë si komunë për trajnimin e 22 mësimdhënësve të cilët kanë pasur të bëjnë me rishikimin e teksteve mësimore. Ne e dimë se një nga faktorët kryesor që ndikon në ngritjen e cilësisë së mësimit janë edhe tekstet mësimore për shkak të shumë të metave që kanë në përmbajtje, por edhe në aspektet e tjera”, ka thënë Llabjani.

Sipas tij, në kuadër të projektit, komuna e Ferizajt ka qenë e përfshirë në dy fusha korrikulare: Jeta dhe Puna dhe Shkathtësitë për Jetë.

“Në kuadër të kësaj kanë qenë të përfshirë mësimdhënësit e klasave të pesta, të teta dhe gjimnazi në klasat e dhjeta dhe njëmbëdhjeta. Në bazë të kësaj kemi arritur ta bëjmë një grup të mësimdhënësve më të dalluar në Komunën e Ferizajt të cilët pastaj nga trajnimet që kanë kemi arritur që të japim disa imputo shumë të rëndësishme në lidhje me rishikimin e testeve mësimore që kanë të bëjnë me historinë, Gjeografisë, Biologjisë dhe me nivelin e klasave të pesta”, ka thënë midis të tjerash Llabjani.

Llabjani shton se me trajnime të tilla të mësimdhënësve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Kalo në kategori