Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë ‘ndoshta do të zhduken’, por ndoshta sepse ‘nuk duhet të ishin aty’
CTO e OpenAl, Mira Murati, ka zhvilluar një bisedë mbi të ardhmen e Inteligjencës Artificiale (Al) dhe ndikimin e saj të mundshëm në shoqëri.
Gjatë ngjarjes në ndërtesën të sapondërtuar inxhinierike të Dartmouth, Murati, e diplomuar në vitin 2012 në shkollën inxhinierike Thayer, preku tema edhe nga rrugëtimi i saj në OpenAl.
Megjithatë, një koment i veçantë ngjalli debat mes të pranishmëve dhe më pas përdoruesve të rrjeteve sociale.
Kur u pyet për potencialin e zhvendosjes së punës së drejtuar nga Al, Murati tha: “Disa punë ndoshta do të largohen, por ndoshta sepse ato nuk duhet të ishin aty”.
Vërejtja e Muratit, megjithëse e rastësishme, preku ndjeshëm një epokë të përparimit të shpejtë teknologjik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërsa pranonte potencialin për humbjen e vendeve të punës, deklarata e saj dukej se theksonte se disa role mund të jenë në thelb të panevojshme, duke nënkuptuar se eliminimi i tyre mund të jetë zhvillim pozitiv.
Megjithë sinqeritetin e saj për largimin e mundshëm të vendeve të punës, Murati theksoi edhe natyrën bashkëpunuese të mjeteve me Al si ChatGPT dhe DALL-E.
Ajo tha se këto teknologji, në vend që ta zëvendësojnë krijimtarinë njerëzore, shërbejnë në fakt për ta përmirësuar dhe zgjeruar atë, duke ofruar rrugë të reja për zgjidhjen e problemeve.
“Është një mjet apo jo? Sigurisht që mund ta bëjë atë si një mjet, dhe unë pres që ne do të bashkëpunojmë me të dhe kjo do të bëjë që krijimtaria jonë të zgjerohet”, tha Murati.
Gjithashtu, ajo theksoi potencialin e Al për të demokratizuar krijimtarinë, duke e bërë atë më të qasshme për një gamë të gjerë individësh.
Ndryshe, diskutimi në Dartmouth u thellua edhe më shumë. Murati e pranoi rëndësinë e menaxhimit të kujdesshëm të sistemeve me Al, veçanërisht ndërsa aftësitë e tyre përparojnë.
CTO e OpenAl theksoi edhe rolin vendimtar të kompanive si OpenAl në drejtimin dhe zbutjen e rreziqeve të mundshme që lidhen me Al.
“Ne po mendojmë shumë për këtë”, shpjegoi ajo.
“Është padyshim e vërtetë që do të kemi sisteme me AI që do të kenë aftësi të përgjithshme, do të lidhen me internetin, do të bisedojnë me njëri-tjetrin, agjentë që lidhen me njëri-tjetrin dhe bëjnë detyra së bashku, ose agjentë që punojnë me njerëzit dhe bashkëpunojnë pa probleme”, shtoi Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15
Kjo është video-loja e re Minecraft
Poco sjell telefona inteligjentë që ofrojnë shumëçka për pak para
WhatsApp së shpejti me një veçori për krijimin e karaktereve me AI
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles