LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

Real Madridi do të jetë në kërkim të një lojtari të ri, pasi kapiteni Nacho Fernandez tashmë është konfirmuar nga burime të ndryshme se do të largohet pas skadimit të kontratës më 30 qershor.

34-vjeçari kishte vlerësuar opsionet për të ardhmen e tij gjatë javëve të fundit dhe tani duket se ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar.

Siç është raportuar nga Marca, Nacho është pajtuar për t’u transferuar në Superligën e Arabisë tek Al-Qadsiah, të cilët janë promovuar në elitën e futbollit arab në fund të sezonit të kaluar.


Kapiteni i “Los Blancos” do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare dhe do ta bëjë zyrtare këtë lëvizje pas përfundimit të Euro 2024.

Real Madridi ishin të etur për të mbajtur shërbimet e Nachos për të paktën 12 muaj të tjerë, por largimi i tij së bashku me atë të Rafa Marin, do të thotë se madrilenët do të nënshkruajnë me një mbrojtës këtë verë.

Në këtë fazë, pritet që lojtari i cili do të bëhet pjesë e tyre është talenti francez Leny Yoro, i cili momentalisht është pjesë e Lille.

Nacho kështu do të largohet nga kryeyqyteti spanjoll pas 23 vitesh dhe këtë po e bën pasi në cilësinë e kapitenit e ngriti në qiell më herët gjatë këtij muaji trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori