LAJMI I FUNDIT:

Raportimi në kohë lufte, fotografi Slivova rrëfen protestën e grave të vitit 1998, të cilat kërkonin të dërgonin bukë në Drenicë

Raportimi në kohë lufte, fotografi Slivova rrëfen protestën e grave të vitit 1998, të cilat kërkonin të dërgonin bukë në Drenicë

Fotografi Ridvan Slivova karrierën e tij e nisi në gazetën “Rilindja”, në moshën 27-vjeçare. Ai ishte i angazhuar si fotoreporter gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Slivova në emisionin “Kallxo Përnime”, ka rrëfyer dokumentimin e protestave në vitin 1998, që ishin organizuar nga gratë.

“Kam fillu me u marrë me fotografi qysh në shkollën e mesme. Këto protesta nuk janë të vetmet që i kanë organizuar gratë, ka pasur edhe protesta të më hershme që kanë organizuar gratë. Të gjitha këto foto i kam bërë me film. Kjo protestë me bukë ka ndodhur më 16 mars 1998, pasi vrasjes së Jasharëve. U blloku krejt Drenica dhe kanë filluar protestat që t’iu çojnë bukë andej. Mos të harrojmë që të gjitha furrat kanë punuar në atë kohë, i kanë furnizu krejt ata me nga një bukë për me çu në Drenicë, megjithëse protesta është pengu në hyrje të Fushë Kosovës edhe jemi kthy mbrapa” – ka thënë Slivova.


Ai tutje ka shtuar se meqë protestuesit janë kthyer në Fushë Kosovë, ata kanë protestuar para objektit të Kryqit të Kuq.

“Tash ajo mini-protestë u kthye ndaj Kryqit të Kuq ndërkombëtar, arsyeja ka qenë që s’kanë mundur të mbërrijnë të ju japin bukë në Drenicë dhe e kanë kthy krejt këtë protestë, krejt këta bukë, para ndërtesës së Kryqit të Kuq” – vazhdon rrëfimin e tij fotografi Slivova.

“Protesta tregon rezistencën, aftësinë dhe edukatën për të kërkuar të drejtat çdo person” – tha tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori