LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se të enjten katër burra në lokacione të ndryshme në Prishtinë janë gjetur të vdekur.

Megjithëse nuk janë dhënë detaje, në raport thuhet se hetimet për vdekjen e katër viktimave janë duke u bërë nga njësitë përkatëse policore.


Nga Policia e Kosovës i thanë Telegrafit se trupat e pajetë janë gjetur në lokacione të ndryshme.

E lidhur me vdekjen e katër personave në Prishtinë, Telegrafi ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë tha për Telegrafin se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për obduksion.

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet  
Lexo po ashtu Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet  

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”, tha ajo.

Ulaj më tej shtoi se Prokuroria në koordinim me policinë është duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtyre vdekjeve në 24 orëshin e fundit, të cilat bien në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me detajet e këtyre rasteve, në këtë fazë nuk mund t’i ndajmë me ju, për shkak se mbesim në pritje të raporteve të autopsisë dhe të rezultateve nga hetimi, të cilat do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të tyre”, tha tutje Ulaj. /Telegrafi/