Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partitë opozitare në Kosovë duhet të krijojnë një ‘bllok tematik’ për ta kthyer siç tha ai shtetin në binarë.
Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, derisa tha se Qeveria Kurti ka ngelur në “klasën e parë”.
“Unë mendoj që opozita gabon, nëse nuk e krijon një bllok, jo një marrëveshje parazgjedhore, jo një bllok opozitar të unifikuar, por një bllok tematik dhe një udhërrëfyes se si mund ta rikthen opozita dhe cili është vullneti i opozitës për ta rikthyer Kosovën në binarë”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se nëse nuk krijohet ky bllok atëherë opozita nuk ka të drejtë që pas pesë vitesh të kritikoi Kurtin, Bislimin, Gërvallen e Osmanin.
“Nëse PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja…nuk e kanë një vullnet politik, nuk e kanë një udhërrëfyes dhe nuk e kanë një qartësi të plotë se si ta largojnë zotin Kurti nga pushteti jo për ta larguar nga pushteti, pse është në pushtet dhe ne jemi në opozitë, po për ta rikthyer vendin në binar, meqë rizgjedhja e mundshme e zotit Kurti edhe për një mandat jo që do ta bllokonte shtet ndërtimin e Kosovës, por do ta çmontonte edhe më tutje një Kosovë sovrane dhe të pavarura”, tha Hoxhaj.
Nënkryetari i PDK-së u shpreh se partia të cilës i takon (PDK) janë të gatshëm për zgjedhje të reja kurdo që mbahen ato.
“Ne si PDK jemi të gatshëm edhe për zgjedhjet e reja, kurdo që mbahen ato, kemi insistua që të ketë sa më herët. Por ne jemi të gatshëm që së bashku me subjektet tjera në opozitë t’ia japim një formë të re të qeverisjes, Republikës së Kosovës, dhe mendoj që Kosova ka nevojë për një politikë edhe të mençur edhe të hapave të vegjël edhe të një koordinim që ta rikthejmë vendin përsëri në binarë qetësimi”, u shpreh Hoxhaj.
Hoxhaj shtoi se nëse Kosova përfundon, edhe më tutje e izoluar në raport me NATO-n, në raport me Bashkimin Evropian, s’ka njohje, s’ka trajtim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, një politikë popullsitë anti-perëndimore, “unë kam frikë që edhe shoqëria, pas katër-pesë vitesh, mund të jetë më pak liberale mund të jenë më pak demokratike mund të jenë më shumë anti-perëndimore sesa sot”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/448764610_994854931926185_5456273779982835593_n-1-380x233.jpg)
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri
![Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Konference-Albulena-Haxhiu-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë
![Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Prokuroria-Themelore-e-Prishtines-scaled-1.jpeg)
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë
![“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/2024-06-20-10_09_25-Window-380x233.png)
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali
![Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Mickoski-380x233.png)
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dialoguKurtiBorrelLajcak-380x233.jpg)
"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/portuga-380x233.png)
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
![Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-380x233.jpg)
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/korab-gashi-380x233.jpg)
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit