A digjni më shumë kalori kur është vapë? Ekspertët tregojnë ndikimin e temperaturës në humbjen e peshës
Teksa termometri duket se është “çmendur” dhe temperaturat jashtë janë tepër të larta, me siguri që edhe ju jeni nga ata persona që po djersini duke shkuar nga shtëpia në makinë dhe anasjelltas. Epo, jemi në verë dhe i nxehti do të jetë shoqërues i ditëve tona, të paktën edhe për disa muaj
Me siguri që edhe juve ju duket sikur po djersini më shumë në palestër apo gjatë stërvitjes në natyrë, por a ka realisht ndikim i nxehti i verës me djegien e kalorive gjatë këtij sezoni?
Trupi ynë punon shumë për të mbajtur një temperaturë të brendshme të qëndrueshme prej rreth 37 gradë celsius. Ky është një proces fiziologjik i quajtur termorregullim. Nëse trupi ndjen se temperatura e tij e brendshme po rritet, gjëndrat e djersës aktivizohen për të djersitur dhe për ta mbajtur trupin të freskët.
Pavarësisht se sa i nxehtë apo i/e djersitur ndiheni, trupi bën një punë të mirë për të qëndruar freskët. Nuk kërkon më shumë kalori për të prodhuar djersë dhe për këtë arsye, ju nuk digjni më shumë kalori në nxehtësi. Disa njerëz prodhojnë më shumë djersë se të tjerët, por nuk ka ndonjë studim që tregon se më shumë djersë do të thotë djegie më e lartë e kalorive.
“Kur jashtë është shumë nxehtë, njerëzit mund të djersinë më shumë, gjë që çon edhe në dehidratim,” thotë mjeku kardiolog Marc Eisenberg, shkruan Today.
“Kur jeni të dehidratuar, presioni i gjakut mund të bjerë dhe si përgjigje ndaj kësaj, rrahjet e zemrës mund të rriten për të kompensuar presionin e ulët të gjakut,” shton Eisenberg.
Ai shton se një rritje e rrahjeve të zemrës nuk përkthehet as në një djegie të madhe të kalorive.
A digjni më shumë kalori kur është nxehtë apo ftohtë?
Ju nuk do të digjni më shumë kalori në vapë, por historia ndryshon kur moti është i ftohtë. Sipas “National Institutes of Health”, trupi punon shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme të trupit si në mjedise të nxehta ashtu edhe në të ftohta.
Por, kur është ftohtë, ndodh humbja e nxehtësisë dhe temperatura e brendshme e trupit bie, hipotalamusi (një rajon i vogël në tru) rrit metabolizmin e trupit për të gjeneruar nxehtësi. Përveç kësaj, muskujt kontraktohen në mënyrë të pavullnetshme për të shkaktuar dridhje që çojnë në nxehtësi. Të dridhurat djegin njëherësh edhe kalori, që mund të çojë edhe në humbje peshe.
A ndihmon stërvitja në vapë që të humbisni peshë?
Ju mund të keni parë më pak kilogramë në verë pas ushtrimeve apo stërvitjes, por kjo me shumë mundësi ndodh për shkak të humbjes së ujit. Rritja e nxehtësisë bën që trupi të djersitet më shumë për të mbajtur veten të freskët, citon Anabel.
Nëse nuk pini ujë dhe elektrolite për të zëvendësuar djersën që po humbisni, mund të humbni disa kilogramë nga pesha ujore dhe të dehidratoheni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje