Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti doli në konferencë për mediet krah trajnerit Sylvinho, në prag të ndeshjes ndaj Kroacisë, takimi i dytë i raundit të grupeve të EURO 2024 për Shqipërinë, që luhet këtë të mërkurë në orën 15:00 në “Volksparkstadion”.
Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, mbrojtësi shqiptar u shpreh se Kroacia është favorit në këtë takim, por shtoi se nuk duhen bërë gabimet që u bënë në sfidën me Italinë.
Më tej, Gjimshiti shtoi se duhet të tregohen më inteligjentë në fushën e lojës dhe kur të jetë e nevojshme të ulin ritmin e kundërshtarit.
Sa ndryshon Shqipëria nga Kroacia? “Kroacia është në rolin e favoritit. Besoj që u duk në ndeshjen kundër Italisë, kur kemi përballë kampion siç ishte Italia, çdo gabim i vogël ndikon. Ne duhet t’i përmirësojmë ato episode që të bëjmë më mirë ndaj Kroacisë.”
A keni folur me Pasalic? “Për këto momentet e fundit jo, por kur ishim në skuadër kemi bërë shaka. Ajo që më ka mbetur në mendje ishte që më tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë, besoj se do jetë bukur që do luajmë kundër dhe që do e takoj është një djalë i mirë”.
Si është gjendja psikologjike e skuadrës? “Është shumë e rëndësishme, gjendja psikologjike është më e rëndësishme se lodhja fizike. Kam folur me disa lojtarë dhe sigurisht që duhet të japësh kurajo, pasi as ne nuk kishim ato pritshmëri ndaj Italisë. Duke qenë se kam pak më shumë eksperiencë dhe më shumë vite se disa lojtarë, mundohem t’i ndihmoj disa nga lojtarët që janë më të rinj.”
Duhet të kuptojmë ritmin e lojës: “E kam thënë pas Italisë që duhet të jesh pak më shumë inteligjent në këto lloj ndeshje dhe ta ndalësh ritmin e kundërshtarit. Nuk duhet vetëm të jesh i bukur në fushë, por të jesh edhe pak i pistë dhe në fund të marrësh atë që meriton.”
Pas humbjes ndaj Spanjës, Kroacisë i duhet pikët, si mendoni se do jenë kundër Shqipërisë? “Ata humbën 3-0 ndaj Spanjës dhe patjetër që do kërkojnë të marrin pikë, Për ta nuk ishte e lehtë ndaj Spanjës ashtu si edhe për ne ndaj Italisë. Patjetër që do të jetë e vështirë, pasi nga të dyja skuadrat do kërkohet maksimumi, pastaj do ta shohim nesër si do jemi. /SuperSport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Formacionet zyrtare, Zvicër – Itali: Yakin dhe Spalletti e nisin me më të mirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/zvicer-itali-380x233.jpg)
Formacionet zyrtare, Zvicër – Itali: Yakin dhe Spalletti e nisin me më të mirët
![Formacionet e mundshme, Gjermani – Danimarkë: Nagelsmann me shumë gjasa nuk do të guxojë të bëjë ndryshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro_24_-_2_players_h2h_-_facebook_13_-380x233.jpeg)
Formacionet e mundshme, Gjermani – Danimarkë: Nagelsmann me shumë gjasa nuk do të guxojë të bëjë ndryshime
![Një tjetër gjyqtar përjashtohet nga Euro 2024 pas gabimeve të mëdha që bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/skocia-3-380x233.jpg)
Një tjetër gjyqtar përjashtohet nga Euro 2024 pas gabimeve të mëdha që bëri
![Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Armend-Dallku-Ribery-Ibra-Curri-380x233.jpg)
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit
![PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/yamal-psg-380x233.jpg)
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal
![Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjyqtaret-2-380x233.jpg)
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
![Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Zirkzee-Zaire-Emery-De-Ketelare-De-Ligt-380x233.jpg)
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024
![Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/motta-380x233.jpg)
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi
![Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Messenger_creation_11edb680-7ac8-4bb7-9798-162966ce3c54.jpeg)
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_28-13-380x233.png)
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
![Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-24-380x233.png)
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/chris-langan-missouri.jpeg)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjyqtaret-2-380x233.jpg)
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
![Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/nagelsmann-gjermani-380x233.jpg)
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës