Për njerëzit që kanë frikë nga fluturimi, turbulencat në ajër, janë ndoshta ndër gjërat më të frikshme që mund të imagjinojnë të ndodhin.
Por a e dini se përplasja me një tufë zogjsh është gjithashtu një rrezik i madh i aviacionit?
Në prill, 39 zogj u vranë kur u përplasën me një aeroplan pasagjerësh të Emirates pak para se të aterronte në Mumbai në bregun perëndimor të Indisë.
Kështu, pikërisht një vit më parë, aktivistët kishin paralajmëruar kundër ndërtimit të një aeroporti të dytë të madh për Mumbai – Aeroporti Ndërkombëtar Navi Mumbai, i cili do të përfundojë në vitin 2032 – për shkak të afërsisë së tij me dy vendstrehime shpendësh dhe terreneve të ushqimit të disa llojeve të shpendëve shtegtarë.
Kjo për faktin se në aeroportet pranë brigjeve, aktiviteti i kafshëve të egra mund të jetë më i lartë se ai në brendësi, duke i vënë zogjtë dhe aeroplanët në rrezik më të lartë të takimeve fatkeqe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Si e goditi aeroplani i Emirates tufën e shpendëve?
Aeroplani Boeing 777 i Emirates goditi një tufë flamingosh rreth 300 metra mbi tokë më 20 maj.
Më vonë po atë natë, një grup fëmijësh në Ghatkopar, një periferi në Mumbai, raportuan se gjetën zogj të ngordhur në rrugë.
Ndërsa 29 zogj të ngordhur u gjetën atë natë, 10 të tjerë u zbuluan mëngjesin tjetër, sipas një raporti në gazetën Indian Express, e cila citonte një zyrtar të pyllit.
Linja ajrore konfirmoi incidentin dy ditë më vonë.
“Aeroplani u ul i sigurt dhe të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi zbarkuan pa lëndime. Megjithatë, për fat të keq, një numër flamingosh u humbën dhe Emirates po bashkëpunon me autoritetet për këtë çështje”, kishte thënë një zëdhënës.
Aeroplani u dëmtua dhe fluturimi i kthimit, i cili ishte planifikuar të nisej për në Dubai në të njëjtën ditë, u anulua, shtoi zëdhënësi.
Cili është rreziku i përplasjes së zogjve me aeroplanët?
Më shumë se 14,000 “përplasje zogjsh” raportohen çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas Administratës Federale të Aviacionit, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Ndërsa në vitin 2022, Autoriteti i Aviacionit Civil i Mbretërisë së Bashkuar raportoi rreth 1500 të tilla gjatë vitit.
Një studim i kryer në vitin 2020 nga studiues gjermanë në Qendrën Gjermane të Hapësirës Ajrore, shqyrtoi shkallën e goditjeve të shpendëve me aeroplanë në disa vende të botës.
Ai zbuloi se Australia kishte shkallën më të lartë – gati tetë për çdo 10,000 lëvizje aeroplanësh. SHBA-të kishin më të ulët me 2.83.
Sipas shkrimit në fjalë, përplasjet ndodhin rrallë në lartësi më të larta.
Përplasjet priren të ndodhin kur aeroplanët janë në të njëjtën hapësirë ku zakonisht fluturojnë zogjtë, si për shembull, kur aeroplanët afrohen, ulen dhe nisen nga aeroportet.
Çfarë i shkakton përplasjet?
Disa faktorë i vënë zogjtë në rrezik për t’u përplasur me aeroplanët.
Zogjtë tërhiqen natyrshëm nga habitatet që ndodhen shpesh rreth aeroporteve, të tilla si fusha të hapura, ligatinat dhe trupat ujorë që shërbejnë si terrene për ushqim dhe fole.
Për shembull, flamingot zakonisht jetojnë në liqene dhe laguna të cekëta, të mëdha që mund të jenë afër tokës së zgjedhur për ndërtimin e aeroporteve bregdetare.
Shumë zogj janë shtegtarë. Si rezultat, shtigjet e tyre të fluturimit mund të kryqëzohen me rrugët e trafikut ajror, veçanërisht gjatë stinëve të migrimit kur ata bëjnë udhëtime të gjata për të udhëtuar midis zonave të shumimit dhe ushqimit.
Dhe pasi zogjtë shpesh fluturojnë në tufa, kjo rrit mundësinë e ngordhjeve të shumta në rast të një përplasjeje.
A mundet që “goditja e shpendëve” të dëmtojë aeroplanët?
Në shumicën e përplasjeve, zogjtë godasin xhamin e përparmë të një aeroplani ose futen në motorë, gjë që ndonjëherë mund të rezultojë në një ulje emergjente ose, në raste të rralla, në një përplasje.
Madje edhe një goditje që nuk ka shkaktuar dëme të dukshme mund të zvogëlojë fuqinë e motorit dhe të shtojë kostot e funksionimit.
Nga viti 2013 deri në vitin 2018, goditjet e shpendëve shkaktuan dëme prej 340 milionë dollarësh në aeroplanë, sipas një analize nga kompania e sigurimit “Allianz Global Corporate and Specialty”.
A mund të parandalohen përplasjet aeroplan-zogj?
Për shkak se shumë goditje zogjsh ndodhin pranë aeroporteve, autoritetet dhe menaxherët e aeroportit mund të zvogëlojnë rrezikun e përplasjeve përmes “menaxhimit dhe kontrollit të shpendëve”.
Kjo përfshin fillimisht përdorimin e një sistemi radar për të zbuluar praninë e tyre.
Përveç përdorimit të sistemeve më të mira të zbulimit për të paralajmëruar pilotët që të rregullojnë shtigjet e tyre të fluturimit, mund të përdoren disa teknika për të trembur zogjtë.
Sinjalet e ankthit të shpendëve, kafshët mashtruese ose përdorimi i tingujve dhe dritave janë disa nga mënyrat në të cilat zogjtë mund të largohen nga aeroplanët afër një aeroporti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" në betejë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!