LAJMI I FUNDIT:

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Peter Pellegrini, aleat i kryeministrit Robert Fico, u betua si presidenti i ri i Sllovakisë.

Sllovakia kishte qenë një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës përpara se Fico të vinte në pushtet në tetor, me një premtim për të ndaluar furnizimet me rezerva ushtarake të ushtrisë sllovake në Kiev.


Bëhet e ditur se Pellegrini, ish-kryeministër, u zgjodh me 53 për qind të votave, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Miku i Rusisë zgjedhet presidenti i ri sllovak
Lexo po ashtu Miku i Rusisë zgjedhet presidenti i ri sllovak

Ai e mposhti diplomatin pro-perëndimor Ivan Korcok në një votim të dominuar nga përçarjet për luftën në Ukrainën fqinje.

Siç raportohet, presidenti i Sllovakisë është edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, ratifikon traktatet ndërkombëtare dhe emëron gjyqtarët kryesorë.

Ndryshe, Pellegrini bëhet presidenti i gjashtë i Sllovakisë që nga fitimi i pavarësisë së vendit pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993 dhe do të pasojë Zuzana Caputova, kryetaren e parë femër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Mali i Zi
Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Evropa
Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Evropa
Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Amerika
Kalo në kategori