LAJMI I FUNDIT:

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë në Euro 2024

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot (e shtunë) kampanjën në Euro 2024 me ndeshjen ndaj Italisë në kuadër të Grupit B. Por, cilët janë futbollistët më të vlefshëm dhe më pak të vlefshëm në ekipin e kuqezinjve.

Kuqezinjtë e nisin Euro 2024 kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 21:00.

Por, cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë në treg dhe ata më pak në listën e Shqipërisë në Euro 2024.


LIVE: Gjithçka në kohë reale për ndeshjen Shqipëri-Itali
Lexo po ashtu LIVE: Gjithçka në kohë reale për ndeshjen Shqipëri-Itali

Sipas faqes së specializuar të statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt, vetëm katër lojtarë kanë vlerë, 10 milionë euro e sipër te Shqipëria.

Lojtari më i shtrenjtë në listë është padyshim sulmuesi në pronësi të Chelseat, Armando Broja, që aktualisht vlerësohet 22 milionë euro.

I dyti në listë me vlerën më të lartë është kampioni i Italisë me Interin, mesfushori Kristjan Asllani që vlerësohet 16 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Ernest Muci i Besiktasit me vlerë 13 milionë euro dhe kapiteni Berat Gjimishti me vlere 10 milionë euro.

I pesti në listë gjendet Rey Manaj i Sivassporit me vlerë 5 milionë euro, teksa pas tij vijnë dyshja e Sassuolos, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami me vlerë 4.5 milionë euro secili.

Ylber Ramadani i Lecces renditet i teti me vlerë 4 milionë euro, Taulant Seferi i nënti me vlerë 3.5 milionë euro dhe pas tij Thomas Strakosha, Ardian Ismajli dhe Mirlind Daku, të cilët kanë vlerë 3 milionë euro.

Elseid Hysaj dhe Qazim Laqi kanë vlerë në treg 2.5 milionë euro, teksa Ivan Balliu dhe Mario Mitaj vlejnë nga 2 milionë euro.

Lista pasohet me Arbër Hoxhën që vlen 1.8 milion euro, Enea Mihaj me 1.5 milion euro, Elhan Kastrati 1.3 milion euro dhe Arlind Ajeti, Jasir Asani dhe Medon Berisha, të cilët kanë vlerë nga 1 milion euro secili.

Lojtarët që kanë vlerë në treg nën 1 milionë euro janë Etrit Berisha (500 mijë), Klaus Gjasula dhe Naser Aliji me nga 400 mijë euro dhe në fund Amir Abrashi me vlerë 200 mijë euro. /Telegrafi/

@sport.telegrafi

Replying to @hala_madri13 💶🇦🇱 Sa është vlera e ekipit të Kombëtares shqiptare në EURO 2024? 🗣 Gazetari Shkumbin Pireva na tregon vlerën e ekipit dhe të top 10 lojtarëve 💬 Në rast se dëshironi të dini vlerën e secilit, vetëm na shkruani #TelegrafiSport #KampionatiEvropian #Euro2024 #Shqipëria #ArmandoBroja #KristjanAsllani #ErnestMuci #BeratGjimshiti #ReyManaj #MarashKumbulla #NedimBajrami #YlberRamadani #TaulantSeferi #ThomasStrakosha #ArdianIsmajli #MirlindDaku

♬ original sound – Telegrafi Sport

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori