LAJMI I FUNDIT:

Gazetari Nazmi Elezi flet për tmerret që kishte parë gjatë raportimit për masakrën e Reçakut dhe Poklekut

Gazetari Nazmi Elezi flet për tmerret që kishte parë gjatë raportimit për masakrën e Reçakut dhe Poklekut

Gazetari Nazmi Elezi së fundmi në një Podcast në Telegrafi.com ka shpalosur disa rrëfime të padëgjuara më parë, mbi raportimet që kishte bërë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Elezi thotë se ende i kujtohen disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar, ndërsa përmend edhe raportimet për masakrën në Reçak dhe Poklek nga forcat serbe.

Ai thotë së kur ka shkuar në Reçak për të raportuar ka parë kufoma e shumë pamje të rënda në fshat.


“Jo vetëm profesion, ishte mision”, AGK nderon gazetarin Nazmi Elezi dhe fotoreporterin Ridvan Slivova për punën në kohë lufte
Lexo po ashtu “Jo vetëm profesion, ishte mision”, AGK nderon gazetarin Nazmi Elezi dhe fotoreporterin Ridvan Slivova për punën në kohë lufte

“Ne kemi qenë në redaksi, kur kryeredaktori i atëhershëm tashmë i ndjerë, Ibrahim Rexhepi, dikush i kishte dhënë informacion sepse ai vinte prej anës, ishte me origjinë nga ana e Ferizajt atje dhe dikush në banesën e tij e kishte telefonuar para se të vinte në redaksi se në Reçak ka ndodhur një sulm i policisë serbe dhe se ka viktima”, rrëfeu ai.

Elezi vazhdon rrëfimin duke treguar se kishin informata se në Reçak kishte ndodhur diçka e madhe.

“Kur mbërritëm aty rreth orës 10:00 hasëm në ushtarë të UÇK-së, ata ishin të tmerruar nga ajo që kishte ndodhur. Kishte ende kufoma nëpër fshat. Ende më duket se e kam para syve një të moshuar që ia kishin hequr kokën”, tha ai.

Raportimi në kohë lufte kishte qenë shumë i vështirë thotë Elezi, derisa edhe pamjet kanë qenë shumë të rënda.

Ai po ashtu ka folur edhe për masakrën në Poklek nga forcat serbe.

Elezi tregon se aty kishte shkuar një ditë ose dy pasi, forcat serbe kishin kryer një krim të rëndë, duke vrarë në një dhomë 53 civilë, në mesin e tyre, fëmijë e të moshuar dhe më pas i kishin dhënë zjarrin dhomës, duke i djegur kufomat. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori