LAJMI I FUNDIT:

Protesta me molotov dhe djegie gomash para Bashkisë së Tiranës, arrestohet 39-vjeçari, nën hetim gjashtë të tjerë

Protesta me molotov dhe djegie gomash para Bashkisë së Tiranës, arrestohet 39-vjeçari, nën hetim gjashtë të tjerë

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 39-vjeçar dhe gjashtë të tjerë janë në hetim lidhur me protestat e së premtes në Tiranë.

Në njoftimin për media thuhet se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar të premten përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin B.K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është arrestuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu kanë kaluar Prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori