Komuna e Gjakovës publikon të dhëna të ndjeshme të qytetarëve, reagon Agjencia për Informim dhe Privatësi
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka pranuar informacion se Komuna e Gjakovës ka publikuar në ueb faqen zyrtare të saj (internet) për një kohë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (qytetarëve) në mesin e tyre ka publikuar të dhëna personale të ndjeshme (të dhëna shëndetësore), të cilët kanë fituar subvencione shëndetësore për vitin 2024.
Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Gjakovës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve personale (të dhëna të ndjeshme), të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, numrin personal, diagnozën e sëmundjes, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit të personave fizik që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024, si dhe shumën e përfituar.
“Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me dsipozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e AIP.
Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi, me Vendim Nr. 105/24, të datë 14.06.2024, ka ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ndaj Komunës së Gjakovës, për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.
Me këtë rast, AIP njofton se do të vazhdoj inspektimet e ueb faqeve zyrtare për të gjithë kontrolluesit publik, me theks të veçantë komunat e Republikës së Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithë institucioneve publike, që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura në harmoni me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Handikos” në Gjakovë e nis vitin 2025 me vështirësi financiare
Komuna e Gjakovës funksionalizon faqen e re të internetit
Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” nga Gjakova do të hapë Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës” me shfaqjen “Bëje ose vdis”
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova