LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Papadopulos: Kërkohet respektim dhe zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës

Ahmeti-Papadopulos: Kërkohet respektim dhe zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar Zëvendës ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë,  Aleksandra Papadopoulo e cila po qëndron për vizitë në Shkup në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Zgjedhjet, Marrëveshja e Ohrit dhe legjitimiteti, perspektiva europiane e vendit dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia ishin pjesë e bisedës së takimit mes Ahmetit dhe Papadopoulo.

Të dy vendet si aleate dhe partnere luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë, derisa PBEJL si iniciativë është platformë e mirë për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura.


Greqia gjithnjë ka qenë mbështetëse e rrugës së integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, si dhe një aleate e besueshme në NATO, është theksuar në takim.

Ahmeti më tej ka shtuar se pret që kjo mbështetje për BE-në dhe bashkëpunimin në NATO të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Integrimi europian i rajonit ka rëndësi të madhe strategjike dhe është në interesin e përbashkët për sigurinë e përgjithshme të Europës.

Dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga dinamika me të cilën janë zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe veçanërisht në shtatë vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, duke shprehur kështu nevojën e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj nga të dyja palët.

Ahmeti theksoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit, respektimi i së cilës për 23 vite ka garantuar paqen, sigurinë, stabilitetin, kohezionin shoqëror dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Prandaj është e rëndësisë së jashtëzakontë që komuniteti shumicë të respektojë legjitimitetin demokratik të komunitetit të dytë në vend dhe të komuniteteve tjera në përputhje me frymën e Marrëveshjes ë Ohrit.

Komuniteti ndërkombëtar është garantues i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkërisht nuk duhet të lejojmë kthim prapa, por ta avancojmë atë në vazhdimësi siç është e theksuar në vet tekstin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori