LAJMI I FUNDIT:

Investitorët mbështesin marrëveshjen 56 miliardë dollarëshe të Muskut – kompania pritet të zhvendoset në Teksas

Investitorët mbështesin marrëveshjen 56 miliardë dollarëshe të Muskut – kompania pritet të zhvendoset në Teksas

Aksionarët e Tesla kanë mbështetur një paketë pagash rekord për shefin Elon Musk dhe kanë miratuar një plan për të zhvendosur selinë ligjore të firmës në Teksas.

Marrëveshja u bllokua në fillim të këtij viti nga një gjykatës në Delaware për shqetësimet se ishte e padrejtë ndaj aksionarëve.

Votimi është një fitore për multi-miliarderin, i cili kishte bërë fushatë të ashpër për pagesën, e cila arrin në 56 miliardë dollarë (52.41miliardë euro). Shuma e saktë varet nga çmimi i aksionit të Tesla, raporton bbc.


“E fortë, ju dua djema”, tha ai para një turme aksionerësh entuziastë që ishin mbledhur në Teksas për mbledhjen vjetore të firmës.

Marrëveshja vlen më shumë se 3000 herë më shumë sesa fitoi shefi me pagën më të lartë në SHBA vitin e kaluar.

Megjithatë, votimi nuk është detyrues dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se nuk është e qartë nëse gjykata që bllokoi marrëveshjen do të pranojë rivotimin dhe do të lejojë kompaninë të rivendosë paketën e pagave.

Plani i kompensimit i jep miliarderit të drejta për rreth 300 milionë aksione – ekuivalente me 10 për qind të aksioneve në firmë – si një shpërblim për përmbushjen e një numri objektivash të përcaktuara në 2018 nga Tesla, të cilat lidhen me shitjet, fitimet dhe çmimin e aksionit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ky është kamioni i vitit

Ky është kamioni i vitit

Auto
A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

Auto
Sistemet e asistencës në drejtimin e automjetit: Pse shoferët përdorin gjithnjë e më shumë celularët?!

Sistemet e asistencës në drejtimin e automjetit: Pse shoferët përdorin gjithnjë e më shumë celularët?!

Auto
A e shkatërron motorin dhe baterinë sistemi start-stop?

A e shkatërron motorin dhe baterinë sistemi start-stop?

Auto
Vetura e zgjuar nuk di të vet-parkohet

Vetura e zgjuar nuk di të vet-parkohet

Auto
Kështu duket kombi VIP

Kështu duket kombi VIP

Auto
Kalo në kategori