Ish-punonjësit e NGB “Rilindja” kanë protestuar para objektit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për mosrealizimin e të drejtave për 20 përqindëshin.
Ata thonë se AKP-ja po i diskriminon ata duke mos e bërë pagesën e një pjese të mjeteve që qeveria i ka ndarë për punëtorët e “Rilindjes”.
Në protestën simbolike, këta punëtorë kërkuan që të realizohet edhe 20 përqindëshin nga trualli, sepse sipas tyre bashkë me objektin, qeveria i ka marrë 5.5 hektarë truall.
Zeqir Bekolli tha se ndër kërkesat e tyre është edhe lirimi i objekteve të uzurpuara në Tiranë.
Ai potencoi se AKP-ja duhet paguar kontributet për periudhën pas viteve të 90-ta.
“Sot kemi dalë ta shprehim pakënaqësinë tonë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit në raport me ‘Rilindjen’, sepse këta po vazhdojnë të na diskriminojnë. Vazhdojnë të mos e bëjnë pagesën e një sasie të mjeteve që qeveria i ka derdhur për nevojat e 20 për qindëshit për punëtorët e ‘Rilindjes’. Madje, ne kërkojmë që të realizojmë edhe 20 përqindëshin nga trualli, sepse bashkë me objektin qeveria i ka marrë 5.5 hektarë truall.
Ne kërkojmë që të na lirohet pasuria që e kemi në Tiranë, objektet që janë uzurpuar, edhe këtë mund ta bëjë AKP-ja, sepse tash është në kompetencë të AKP-së. Po ashtu, kërkojmë nga AKP-ja të na i paguajë kontributet për periudhën pas viteve të 90-ta, kur kemi punuar, meqë i ka marrë të gjitha obligimet për “Rilindjen”, atëherë u takon që t’i paguajnë kontributet dhe të marrim pensionin e plotë”, tha Bekolli.
Ish-punonjësi tjetër i “Rilindjes”, Avdullah Zeneli tha se kjo protestë simbolike le të shërbejë në ndërgjegjen e atyre që po udhëheqin shtetin.
“Sigurisht idealet e një brezi që mbajtën gjallë gazetarinë, mbajtën gjallë botimet, revistat, shtetin i cili bëhej në gjithë Kosovën, mbajtën gjallë diasporën me degët tona në Zvicër dhe në Tiranë me përpjekje marramendëse për të homogjenizuar atë copë patriotizmi për të kulmuar me ngjarjet që ndodhën në luftën 98-99′. Dhe erdhi liria, kjo liria si duket qenka me bisht dhe nuk po e gëzojmë si duhet. Ndaj, kjo protestë jona simbolike le të shërbejë pak në ndërgjegjen dhe arsyen e atyre që na udhëheqin dhe mbajnë paradë koti”, potencoi Zeneli.
Ndërkaq, Behram Krasniqi tha se në rast mosveprimi nga AKP-ja lidhur me këto kërkesa, do të dalin në mënyrë më masive për të kërkuar të drejtat e tyre.
“Unë propozoj nga ky tubim dhe e përsëriti që herëve të tjera do të dalim në mënyrë edhe më masovike sepse kemi të drejta dhe kemi argumente të fuqishme. Sepse, na e kanë marrë këtë gjigand, më të madhin në Kosovë, midis Prishtinës, midis kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Prandaj, mos të luajnë më durimin tonë por të shpërblejnë mundin dhe djersën tonë. Nuk po kërkojmë lëmoshë, por ato që na takojnë”, theksoi Krasniqi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersonalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!
Kënaqu çdo vikend në Vitaland!
Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare
Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë