Operacioni “Patkoi”, i cili shërbeu për nisjen e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO, pasi synonte pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga policia dhe ushtria serbe, për Pandeli Majkon ishte një plan i Sllobodan Millosheviçi për të destabilizuar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.
Ish-kryeministri shqiptar gjatë kohës së Luftës së Kosovës rrëfeu në emisionin “Debat” në A2 CNN, se ky operacion s’ishte dosido, pasi Beogradi synonte një skenar të ngjashëm me Bosnjën, me një valë të paprecedentë emigrantësh, duke shkaktuar një krizë humanitare që do të prekte edhe Greqinë e Italinë.
“Ajo që quhet operacioni ‘Patkoi’ nuk ishte dosido. Plani ishte goxha i sofistikuar. Ideja ishte që kalimi i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri do të destabilizonte komplet situatën dhe do ta linin vendin pa drejtim për shkak të mos menaxhimit të saj. I njëjti version supozohet se do të ndodhte në Maqedoni dhe kjo do të nxirrte një frustrim evropian, pasi supozohej se turmat e refugjatëve do të sulmonin me varka Italinë. Italia kishte një qeveri shumë të fragjilizuar, një koalicion shumë delikat dhe kishte një ministër, i cili në marrëdhëniet me shqiptarët ishte thuajse në kufijtë e poshtërsisë. Do të çekuilibronin komplet situatën në rajon dhe Millosheviçi do të bëhej mbret i situatës. Pak a shumë pritshmëria ishte që të kishte një gjysmë-Bosnje por shumë herë më të ndërkombëtarizuar, pasi do të përfshihej Italia e Greqia. Një pjesë e refugjatëve supozohej se do të shkonin nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Numri i refugjatëve të Kosovës në Shqipëri arriti në 700 mijë vetë dhe ne thamë se jemi të gatshëm të presim deri në 1 milionë. Besoj se ishte vendimmarrja më e drejta e jona dhe bëmë detyrën, ta themi troç.”
Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Patkoi”, ushtria Jugosllave dhe policia serbe në fillim të vitit 1999 “në një mënyrë të organizuar, me përdorim të konsiderueshëm të burimeve shtetërore” zhvilloi një fushatë të gjerë dhune kundër civilëve shqiptarë për t’i dëbuar ata nga Kosova dhe për të mbajtur kështu kontrollin politik të Beogradit mbi krahinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje