LAJMI I FUNDIT:

Mes Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës, tre top klube të gatshme të nënshkruajnë me Dani Olmon

Mes Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës, tre top klube të gatshme të nënshkruajnë me Dani Olmon

Dani Olmo është një nga mesfushorët më të kërkuar në afatin kalimtar veror, derisa e ardhmja e tij duket larg RB Leipzig.

Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga skuadra gjermane në verë edhe pse ka kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2027.

Klauzola e largimit e tij prej 60 milionë eurove ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të alarmohen dhe të kërkojnë transferimin e tij gjatë verës.


Megjithatë janë tre top klube që po shihen si favoritë para të tjerave për të nënshkruar me reprezentuesin spanjoll.

Olmo nuk dëshiron rikthimin në La Liga, zgjedh kampionatin ku do të luajë
Lexo po ashtu Olmo nuk dëshiron rikthimin në La Liga, zgjedh kampionatin ku do të luajë

Manchester City i ka vënë sytë Olmos në lidhje me largimin e mundshëm të Kevin de Bruyne, i cili ka marrë oferta joshëse nga ekipe në Arabinë Saudite. Pep Guardiola e sheh spanjollin si zëvendësuesin ideal për të ruajtur kreativitetin dhe dinamizmin në mesfushën e skuadrës.

Nga ana tjetër Barcelona e konsideron Olmon si një pjesë kyçe për të përforcuar krahët e saj dhe pozicionin e sulmit. Hansi Flick, trajneri i Barçës, është një admirues i madh i lojtarit dhe beson se krijimtaria dhe vizioni i tij për lojën do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në skemën e tij taktike.

Me nevojën për t’u rinovuar dhe për t’i dhënë më shumë thellësi skuadrës së saj, Barça është e gatshme të bëjë një përpjekje të konsiderueshme për të rikthyer Olmon, i cili pati një periudhë të shkurtër në sistemin e të rinjve të klubit katalanas.

Edhe Bayern Munich është në garë për spanjollin e talentuar. Vincent Kompany, trajneri aktual i Bayernit, e sheh Olmon si një nënshkrim strategjik për të formuar një sulm vdekjeprurës së bashku me Jamal Musiala dhe Harry Kane.

Vincent Kompany synon t’i “rrëmbej” Guardiolës objektivin kryesor pasi të bëhet trajner i Bayernit
Lexo po ashtu Vincent Kompany synon t’i “rrëmbej” Guardiolës objektivin kryesor pasi të bëhet trajner i Bayernit

Admirimi i Kompany për stilin e lojës së Olmos përforcon interesin e gjigantit bavarez për të marrë shërbimet e tij.

26-vjeçari ka pranuar se do të largohet nga Leipzig për të bërë një hap të madh në karrierë, derisa Barcelona, Man City dhe Bayern Munich pritet që njëra nga to të jetë skuadra e ardhshme e spanjollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori