LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Hyseni drejt Danimarkës, Zhdrella konfirmon tri ofertat dhe ia lë në dorë sulmuesit zgjedhjen

Muhamet Hyseni drejt Danimarkës, Zhdrella konfirmon tri ofertat dhe ia lë në dorë sulmuesit zgjedhjen

Drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella ka konfirmuar për Telegrafin se ylli i skuadrës, Muhamet Hyseni është afër kalimit në futbollin danez, por vetëm ka mbetur të zgjedh skuadrën dhe ofertën që atij i pëlqen më shumë personalisht.

Hyseni ka qenë ylli kryesor i Llapit këtë sezon, duke mbyllur edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës si golashënuesi kryesor i kampionatit me 26 gola, ndërsa ka shtuar edhe 6 asistime në 34 ndeshje.

Paraqitjet e tij të mira dhe ftesa në Përfaqësuesen e Kosovës ka bërë që Hyseni të jetë një emër shumë i lakmuar në kampionate të ndryshme evropiane.


Formacioni i sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës
Lexo po ashtu Formacioni i sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës

Megjithatë, ‘bomberi’ 23-vjeçar është afër të transferohet në futbollin danez, ku ka oferta të ndryshme nga skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë.

Një gjë të tillë në një prononcim për Telegrafin e ka konfirmuar edhe vet drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella.

Hyseni dhe Zhdrella

“Jemi afër marrëveshjes për kompletimin e transferimit të Hysenit në Danimarkë. Kemi tri oferta thuajse të ngjashme për shërbimet e tij”, ka thënë fillimisht Zhdrella për Telegrafin.

“Aalborg dhe Odense BK vijnë nga Superliga, ndërsa Horsensi është ekip i Ligës së Parë. Ofertat janë të përafërta dhe ne mbajmë përafërsisht 20% të kartonit në shitjen e ardhshme”.

“Llapi është i kënaqur me ofertat e tri skuadrave, por i ka mbetur Hysenit të zgjedh ekipin se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën.

Hyseni ishte golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës

Në fund, Zhdrella konfirmoi se interesim dhe oferta për sulmuesin llapjan ka pasur edhe nga kampionate tjera evropiane.

“Nuk kishte oferta vetëm nga Danimarka, por edhe shumë oferta dhe interesim nga kampionatet tjera evropiane”, përfundoi drejtori sportiv i Llapit.

Ofertat e klubeve daneze për Hysenin sillen rreth 600-700 mijë euro dhe mbajtja e 20% të kartonit për shitjen e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori