Poezi nga: Ezra Pound
Përktheu: Fadil Bajraj
Ju ishit të lavdëruar, librat e mi,
sepse posa pata ardhur nga atdheu;
Qesh njëzet vjet prapa kohës
kështu që ju gjetët një publik të gatshëm.
Unë nuk heq dorë prej jush,
nuk ua mohoj pasardhësit tuaj.
Ja ku qëndrojnë pa mjete atraktive dhe joshëse,
Ja ku janë me asgjë arkaike përreth.
Përgjithësisht vërejeni iritimin:
“Është ky”, thonë, “budallallëku
që ne e presim prej poetëve?’
“Ku është marramendja e ndjenjës?”
“Jo! Vepra e tij e parë s’ka të sharë.”
“Xhani i mjerë! ai e ka humbur iluzionin e vet.”
Nisuni këngët e mia lakuriqe e të paturpshme,
Shkoni me këmbë të lehtë!
(Ose me dy këmbë të lehta nëse kjo ju kënaq!)
Shkoni e vallëzoni pa turp!
Shkoni me një kërcim të guximshëm!
Përshëndetini varrin dhe mërzinë,
Salutojini ata me pulqer në hundë.
Ja ku janë kambanat tuaja dhe konfeti.
Shkoni! Përtërijini gjërat!
Përtërijeni bile “Spektatorin”
Shkoni! e bëjini macet të mjaullijnë!
Vallëzoni dhe bëjini njerëzit të skuqen,
Vallëzojeni vallëzimin e fallusit
dhe tregojini anekdotat e Sibilës!
Tregoni mbi sjelljet e pahijshme të Zotave!
Zhubravitni fustanet e grave të pacenuara,
flisni për gjunjët dhe nyjet e tyre.
Por, mbi të gjitha, shkoni te njerëzit praktikë –
Thuajuni se ju nuk punoni
dhe se përgjithmonë do të jetoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje