LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lista prej tre emrave që Man Utd po i konsideron për fazën e sulmit

Zbulohet lista prej tre emrave që Man Utd po i konsideron për fazën e sulmit

Manchester United raportohet se ka përpiluar një listë të ngushtë prej tre emrave për të përforucar fazën e sulmit, pasi objektivi i tyre kryesor Benjamin Sesko ka nënshkruar kontratë të re me Leipzigun.

Përkundër dëshirës së madhe për transferimin e Seskos, slloveni vendosi që ta zgjasë bashkëpunimin e tij me Leipzigun, duke e detyruar Unitedin që të vlerësojë opsione të tjera.


Me afatin kalimtar veror që po troket në derë, klubi ka përpiluar një listë të kandidatëve potencial për të përforcuar sulmin aty ku përfshihen emra si Ivan Toney, Jonathan David dhe Joshua Zirkzee sipas ESPN.

Largimi i Anthony Martial si lojtar i lirë ka lënë një vend bosh në fazën e sulmit tek Unitedi, duke sjellë nevojën e përforcimeve.

Momentalisht, vetëm Rasmus Hojlund është sulmues qendre tek ekipi i “Djajve të Kuq”, por reprezentuesi danez ka treguar paraqitje mjaft të mira duke shënuar 16 gola në sezonin e tij debutues në “Old Trafford”.

Barcelona i ofron një shkëmbim të çmendur Man Unitedit - tifozët e anglezëve nuk e besojnë
Lexo po ashtu Barcelona i ofron një shkëmbim të çmendur Man Unitedit - tifozët e anglezëve nuk e besojnë

Zirkzee, i cili ka shijuar një sezon mjaft produktiv tek Bologna, duke shënuar 12 gola në 37 ndeshje, është paraqitur si një opsion i mundshëm. 23-vjeçari, me eksperiencë të mëparshme tek Bayern Munich, vjen me një klauzolë lirimi prej 34 milionë eurosh, duke e bërë një opsion tërheqës për Unitedin.

Ndërkohë, Toney dhe David kanë kapur ëmendjen e klubit për shkak të situatës së tyre tek klubet respektive.

Toney, pjesë e Anglisë për Euro 2024, po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës tek Brentfordi, sidoqoftë klubi anglez po pret një ofertë mbi 50 milionë euro për shërbimet e tij.

David në anën tjetër, reprezentuesi i Kandasë, ka impresionuar me aftësitë e tij të shënimit tek Lille, teksa ka realizuar 26 gola sezonin e kaluar, duke përfshirë 19 në Ligue 1./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori