LAJMI I FUNDIT:

Projekti 400,000€ përmes së cilit do të trajnohen mbi 250 të rinj në Blockchain në Kosovë

Projekti 400,000€ përmes së cilit do të trajnohen mbi 250 të rinj në Blockchain në Kosovë

Kosova është gati të bëjë një hap të madh drejt përparimit në fushën e teknologjisë me nisjen e projektit BlockJump –  një investim prej 400,000 eurosh që synon të trajnojë mbi 250 profesionistë të rinj në fushën e Blockchain dhe Web3. 

BlockJump është fryt i bashkimit të forcave dhe ekspertizës së suksesshme të tri kompanive lidere në teknologji: Kutia – partnerja kryesore lokale, në bashkëpunim me kompaninë Compellio nga Luksemburgu dhe Luxembourg Blockchain Lab. Projekti financohet 50% nga Grand Duchy of Luxembourg dhe implementohet nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Luksemburgut. 

Objektivat kryesore të projektit përfshijnë transferimin e dijes & inovacionit ndërmjet Luxembourgut dhe Kosovës, duke ndërtuar kapacitete në fushën e Blockchain në Kosovë duke mundësuar kështu qasje në projekte të avancuara globale.

Trajnime Falas

Gjatë tri viteve të ardhshme, BlockJump do të trajnojë mbi 250 të rinj në teknologjinë  blockchain në Kosovë. Trajnimet, të cilat do të ofrohen falas për të gjithë të interesuarit, janë të bazuara në një kurrikulë të përgatitur nga liderë globalë të fushës.

Projekti fillon me Programin e Trajnimit të Trajnerëve (Training of Trainers – ToT), që do t’u japë pjesëmarrësve njohuri të thella dhe aftësi të avancuara mësimore nga ekspertët e Luxembourg Blockchain Lab dhe Infrachain. Ky program synon të krijojë një rrjet trajnerësh të certifikuar që do të vazhdojnë të edukojnë dhe fuqizojnë komunitetin lokal të teknologjisë.

PoCs & Open Innovation Challenges

BlockJump synon të bashkojë dhe të kontribuojë direkt në ekosistemin në Kosovë. Gjatë projektit, do të organizohen sfida të hapura për organizata nga institucione publike e private për të gjetur zgjidhje inovative për problemet reale. Institucionet dhe organizatat janë të ftuara të bëhen pjesë e projektit duke sponsorizuar këto evente.

Projekti BlockJump po sjell një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën për të avancuar në teknologjinë Blockchain dhe për të krijuar një bazë të fortë të profesionistëve të trajnuar. Me mbështetjen e LuxDev dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ky projekt pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në ekonominë dhe zhvillimin teknologjik të vendit.

Për më shumë infomacione për projektin, vizitoni faqen:

https://kutia.net/block-jump-kosovo/ ose kontaktoni në: blockjump@kutia.net.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori