Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë për të cilën dy vendet duhet të angazhohen dhe ta shtyjnë agjendën përpara.
Hovenier shtoi se përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.
Këto deklarime Hovenier i bëri gjatë samitit “The Western Balkans 2024”, ku sipas tij po synohet që të mbështeten dhe përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.
“Prioriteti jonë numër një për Ballkanin Perëndimor është i bazuar në përpjekjet tona për të mbështetur integrimin evropian sepse ne synojmë të mbështesim dhe të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor plotësisht në strukturat evropiane sepse e ardhmja e rajonit është në BE dhe si pjesë e komunitetit transatlantik veçanërisht NATO-s për ato shtete që duan të jenë pjesë e saj”, tha Hovenier.
Hovenier, siç transmeton Kp, ka përmendur edhe rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve që kanë arritur Kosova e Serbia.
“Duhet të angazhohemi bashkërisht edhe kolektivisht për të gjitha këto sfida politike dhe veçanërisht për Kosovën me qenë se këtu punoj e jetoj. Kemi edhe një sfidë për pozicionimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kosova duhet së bashku me Serbinë ta shtyjnë përpara agjendën e tyre. Ka një varg zyrtarësh amerikan që kalojnë shumë kohë për nevojën për zbatimin e plotë nga Kosova e Serbia të obligimeve që i kanë marr përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja më lejoni të them se përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha Hovenier.
Ndryshe, kryeministri, Albin Kurti, gjatë këtij samiti ka thënë se Kosova s’ka probleme me serbët lokal, por me Beogradin zyrtar që sipas tij nuk është distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe Putinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj