LAJMI I FUNDIT:

12 milionë udhëtarë brenda një viti në Trafikun Urban, Maraj: Po punohet që të rregullohen edhe linjat që janë private

12 milionë udhëtarë brenda një viti në Trafikun Urban, Maraj: Po punohet që të rregullohen edhe linjat që janë private

Rreth 12 milionë udhëtarë brenda një viti përdorin Trafikun Urban si mjet transporti, apo 20 mijë deri në 35 mijë udhëtarë në ditë.

Burim Maraj, kryeshef ekzekutiv i “Trafikut Urban” në emisionin Radar ka bërë të ditur se po punojnë për një lloj sinjalizimi për personat me aftësi të kufizuara, ndërkaq shtoi se po punohet që të rregullohen edhe linjat që janë private.

Sipas tij, pas dy javësh do të hapet tenderi për autobusët e rinj e ku planifikohet të ketë edhe minibus.


Tashmë në Trafikun Urban, Maraj thotë se edhe inkasimi është rritur në 4 milionë e 300 mijë euro për vitin që kemi lënë pas, nga shitja e biletave nga të gjitha kategoritë, duke mos harruar që shumë kategori janë të liruara nga pagesa.

Bileta mund të paguhet edhe përmes mesazheve në telefon, në autobusë ka internet dhe orari është deri në mesnatë, ndërsa autobusët mund të shikoni përmes aplikacionit se kur arrijnë në stacionin që jeni.

Autobusët e rinj që janë marr me kredi prej 10 milionë eurosh nga BERZh, që janë 30 autobusë gjashtë prej të cilëve janë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre, pritet të vijnë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori