LAJMI I FUNDIT:

Kanosje, sulm fizik e mesazhe kërcënuese – disa raste të dhunës në familje të raportuara në Polici

Kanosje, sulm fizik e mesazhe kërcënuese – disa raste të dhunës në familje të raportuara në Polici
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Podujevë, Prishtinë, Graçanicë e Deçan.

Lexoni të plotë raportin policor për rastet e dhunës:


Podujevë 05.06.2024, 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy viktimat, një mashkull dhe një femër (të dy kosovarë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 10.06.2024-12:10. Viktima  femër kosovare ka njoftuar se është kanosur përmes mesazheve nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ku me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 10.06.2024-20:45. Viktima femër kosovare ka njoftuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graçanicë 10.06.2024-12:00. Është raportuar për dhunë në familje në mes të një mashkulli kosovar dhe një femre kosovare. Në konsultim me prokurorin të dy palët janë intervistuar lidhur me rastin, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Deçan 09.06.2024 NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori