Ngrica është vërejtur në disa nga malet më të mëdha në sistemin diellor – vullkanet kolosale marsiane që janë deri në tri herë më të larta se mali Everest.
Ndërsa shtresa e ngrirë është jashtëzakonisht e hollë, ajo mbulon një zonë të madhe.
Shkencëtarët llogaritin se në stinët më të ftohta marsiane, 150 mijë litra ujë, ekuivalente me 60 pishina olimpike, kondensohen çdo ditë në majat e maleve të larta.
“Është hera e parë që kemi zbuluar ngrica uji në majat e vullkanit dhe hera e parë që kemi zbuluar ngrica uji në rajonet ekuatoriale të Marsit”, tha Adomas Valantinas, shkencëtar planetar në Universitetin e Bernit në Zvicër dhe Universitetin Brown në SHBA, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, anijet kozmike në orbitë rreth Marsit kanë dhënë më parë prova për ujë të ngrirë dhe të lëngshëm në planetin e kuq, me sasi të konsiderueshme akulli që shihet në polet veriore dhe jugore.
Këto prova sugjerojnë se planeti dikur ishte një botë shumë më e lagësht, dhe ndoshta edhe e banueshme, me liqene gjigante dhe lumenj.
“Ajo që ne po shohim mund të jetë gjurmë e një klime të kaluar marsiane”, tha Valantinas për vullkanet me ngrica.
Valantinas vuri re vullkanet e mbuluara me ngrica në imazhe me ngjyra me rezolucion të lartë të shkrepura në orët e hershme të mëngjesit në Mars nga Trace Gas Orbiter (TGO) e Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Ai konfirmoi zbulimin duke përdorur një spektrometër në TGO dhe imazhe të tjera të marra nga orbiteri i agjencisë Mars Express.
Ndryshe, rajoni Tharsis i Marsit është një pllajë e madhe vullkanike pranë ekuatorit të planetit dhe shtëpia e një duzinë vullkanesh të mëdha, duke përfshirë Pavonis Mons dhe Olympus Mons.
Mons është shumë më i gjerë se sa është i gjatë, duke mbuluar një zonë sa Franca.
Shkencëtarët menduan se nuk kishte gjasa që ngrica të mund të formohej në majat e vullkanit Tharsis sepse rrezet e diellit dhe atmosfera marsiane i mbajnë temperaturat e ditës relativisht të larta, si në maja ashtu edhe në nivelin e tokës.
Por, duke shkruar në Nature Geoscience, studiuesit përshkruajnë se si erërat marsiane mund të shpërthejnë faqet e maleve dhe të sjellin më shumë ajër të lagësht në kaldera, ku kondensohet dhe vendoset ngrica në periudha të veçanta të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos