LAJMI I FUNDIT:

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja dhe partnerët e saj perëndimorë nuk pajtohen me Deklaratën e miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Srpska.

Në deklaratën e miratuar në Beograd në një takim mes dy qeverive përmendet Kosova si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Nuk e kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin gjithëserb’, por e kuptoj që aty përdoret gjuhë që thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, nuk është i SHBA-së, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër”, tha Hovenier, shkruan Radio Evropa e Lirë.


Ai theksoi se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se SHBA-ja do të qëndrojë prapa këtij qëndrimi “me krenari”.

Gjatë të ashtuquajturit Kuvend gjithëserb të 8 qershorit u theksua që ai i mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat e tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në deklaratë thuhet, mes tjerash, se serbët në Kosovë, si dhe të gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet t’i mbrojnë manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.

Nënshkruesit e Deklaratës i dënuan edhe ato që i konsideruan si kushte të patolerueshme të jetesës së serbëve në Kosovë, të krijuara prej autoriteteve të Prishtinës, por pa përmendur ndonjë fakt konkret.

Në një pikë tjetër përmendet edhe nevoja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, si mënyra e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve.

Hovenier i bëri komentet e tij gjatë konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, që po mbahet më 10 qershor në Prishtinë, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Lajme
Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Kronika e Zezë
NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

Lajme
Aksioni në veri konsiderohet i drejtë, njohësit e çështjeve të sigurisë kërkojnë koordinim me aleatët

Aksioni në veri konsiderohet i drejtë, njohësit e çështjeve të sigurisë kërkojnë koordinim me aleatët

Siguri
Pas 25 vitesh, familjes Aliu i ndërtohet shtëpia në Cerajë të Leposaviqit

Pas 25 vitesh, familjes Aliu i ndërtohet shtëpia në Cerajë të Leposaviqit

Lajme
Zbardhet ngjarja në Korçë, Melisa po kthehej nga puna kur ish-bashkëshorti i zuri pritë, e leu me benzinë dhe i vuri flakën

Zbardhet ngjarja në Korçë, Melisa po kthehej nga puna kur ish-bashkëshorti i zuri pritë, e leu me benzinë dhe i vuri flakën

Lajme
Kalo në kategori