LAJMI I FUNDIT:

Po largohet nga Real Madridi “krahu i djathtë” i Ancelottit

Po largohet nga Real Madridi “krahu i djathtë” i Ancelottit

Në muajt e fundit, është folur se Carlo Ancelotti mund të largohet nga Real Madrid për t’i hapur rrugë Xabi Alonsos, i cili është vlerësuar shumë si një trajner i ardhshëm i ekipit të parë të Los Blancos.

Kjo pavarësisht se italiani ka nënshkruar një zgjatje dyvjeçare të kontratës dhjetorin e kaluar, gjë që e mban atë në pozicionin aktual deri në vitin 2026.

Pavarësisht nëse Ancelotti qëndron apo largohet verën e ardhshme, djali i tij mund të lëvizë. Davide Ancelotti ka qenë asistent i babait të tij gjatë tetë viteve të fundit, respektivisht te Bayern Munich, Napoli, Everton dhe Real Madrid, por ai dëshiron të bëhet vetë trajner.


Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë
Lexo po ashtu Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ai nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë përpara verës së ardhshme, siç raportohet nga Diario AS. Ancelotti Jr ka udhëzuar tashmë agjentin e tij që të refuzojë çdo qasje gjatë 12 muajve të ardhshëm, në mes të planit të tij për të rivlerësuar situatën në vitin 2025.

Aksionet e Davide janë të larta si rezultat i sukseseve të tij në Real Madrid gjatë tri viteve të fundit. Ai tashmë ka marrë interesim nga Sevilla dhe kur të vijë koha, është e pashmangshme që ai të hyjë në menaxhim me prëvojë shumë të lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori