LAJMI I FUNDIT:

25-vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës, Kurti: Kosova falënderuese ndërkombëtarëve, por nuk i harron dhe nuk i fal krimet e Serbisë

25-vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës, Kurti: Kosova falënderuese ndërkombëtarëve, por nuk i harron dhe nuk i fal krimet e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 25 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka përshkruar në mënyrë kronologjike ngjarjet që sollën deri të marrëveshja, duke ka thënë se “sot u bënë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë”.


“Rruga për negociata u shtrua pasi Republika Federative e Jugosllavisë e pranoi më 3 qershor planin e paqes të ofruar nga i dërguari i Bashkimit Evropian, Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari dhe i dërguari i Rusisë, ish-kryeministri Viktor Chernomyrdin. Plani parashihte tërheqjen e të gjitha trupave të armatosura serbe nga Kosova dhe hyrjen e paqeruajtësve në Kosovë nën një mandat të OKB-së”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai thotë se “më 7 qershor, negociatat në Kumanovë ishin pezulluar pasi palët nuk po pajtoheshin për kushtet e marrëveshjes. Pas rifillimit të negociatave, në marrëveshjen e arritur më 9 qershor 1999, ishte vendosur që të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave, pra njësitet ushtarake, policore dhe të tjera, të tërhiqeshin plotësisht nga territori i Kosovës deri më 20 qershor”.

“Andej kufirit, u caktua një hapësirë prej 25 kilometrash si Zonë e Sigurisë Ajrore dhe një hapësirë prej 5 kilometrash si Zonë e Sigurisë Tokësore, brenda të cilave ndalohej hyrja e forcave serbe dhe jugosllave. Gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova, forcat e armatosura serbe kryen krime deri në orët e fundit, sikur që janë rastet e vrasjeve të civilëve në komunën e Podujevës, prej nga u tërhoqën drejt Merdarës më 19 qershor”, shkruan ai.

Kurti thotë se “Marrëveshja e Kumanovës u arrit pas 78 ditësh bombardime të 19 shteteve të NATO-s mbi Jugosllavi; pas gati dy vitesh luftë me qindra masakra dhe mbi 10 mijë viktima civile; dhjetë vite pasi Serbia ia kishte suprimuar autonominë Kosovës më 1989 dhe 86 vite pas pushtimit fillestar të Kosovës nga Serbia më 1912/1913. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua në emër të KFOR-it nga Gjeneral Michael David Jackson, kurse në emër të qeverisë së Jugosllavisë dhe në emër të qeverisë së Serbisë, nga Gjeneral Svetozar Marjanoviq nga Ushtria Jugosllave dhe nga Gjeneral Obrad Stefanoviq, nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

“Bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi pushuan më 10 qershor 1999. Një ditë më pas, më 11 qershor, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë, kurse po atë ditë ushtarët e KFOR-it filluan të hyjnë në Kosovë. Gjatë dhjetë ditëve në vijim të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave e lëshuan territorin e Kosovës. Pas shumë vuajtjesh nën regjimet e Serbisë pushtuese, Kosova u çlirua dhe populli i saj nisi ndërtimin e një etape krejt të re historike”.

“Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falenderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori