LAJMI I FUNDIT:

Spektakël dhe pesë gola para 102 mijë shikuesve të pranishëm, Brazili mposht Meksikën

Spektakël dhe pesë gola para 102 mijë shikuesve të pranishëm, Brazili mposht Meksikën

Brazili dhe Meksika janë përballur në një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fitore arritën brazilianët në fund të ndeshjes me rezultat 3-2.

Ky duel spektakolar është zhvilluar në stadiumin Kyle Field në Teksas ku të pranishëm ishin 102 mijë tifozë.

Vetëm pas pesë minutave lojë, brazilianët kaluan në epërsi kur shënoi Anderson Perreira pas asistimit nga Savio për 1-0.


Edhe pjesa e dytë nisi mirë, pasi Yan Gusto asistoi te Gabriel Martinelli i cili realizoi për 2-0.

Meksikanët u rikthyen në lojë në fund të ndeshjes, pasi realizuan për 1-2 me Quinones në minutën e 71-të, para se Martinez të barazonte shifrat në 2-2 në minutën 90+2.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte baras 2-2, në skenë doli dyshja e Real Madridit, Vinicius Junior – Endrick.

Sulmuesi anësorë Vini Jr asistoi për mrekulli te 17-vjeçari Endrick i cili me kokë realizoi për t’i dhënë fitoren Brazilit 3-2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori