LAJMI I FUNDIT:

Verifikohet mandati i Imërlie Saliu-Fetait, bëhet deputetja e parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut

Verifikohet mandati i Imërlie Saliu-Fetait, bëhet deputetja e parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai të cilët vijnë nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre.

Me këtë, Imërlie Saliu-Fetai u bë deputetja e parë me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, ajo në një intervistë deklaroi se gratë nuk duhet të shihen me atë që kanë mbi kokë, por se duhet të vlerësohen për atë që përfaqësojnë, për atë se çfarë mund të japin kontribut në shoqëri.


“Këtu mund të them se ka shumë motra si puna ime në dukje, kjo i përket kodit moral dhe etnik të veshjes, por në aspektin profesional ne kemi shumë gra shumë vajza të reja dhe zonja që duhet t’ju jepet hapësirë për tu dëshmuar”, ka deklaruar Imerlije Saliu, duke thënë se nuk beson se dukja është problem, ngase Maqedonia e Veriut është një vend me diversitete të ndryshme.

Saliu-Fetai mori mandat të deputetes pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në Njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa Adnan Azizi është deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mandati i të cilit me kërkesë të tij nuk ishte verifikuar në mbledhjen konstituive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori