LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak lirohet nga spitali

Kryeministri sllovak lirohet nga spitali

Kryeministri sllovak, Robert Fico, është liruar nga spitali pas plagëve të marra nga atentati ndaj tij.

Fico, 59 vjeç, u qëllua nga një distancë e afërt teksa përshëndetej me mbështetësit e tij pas një mbledhjeje të qeverisë në Handlova të Sllovakisë më 15 maj.

Bëhet e ditur se sulmi e la atë në gjendje të rëndë dhe të detyruar t’i nënshtrohej një operacioni pesë orësh.


Kryeministri përsëri pas dy ditësh i është nënshtruar një tjetër operimi, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico
Lexo po ashtu Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Ndërkohë, tani drejtoresha e klinikës në qytetin e Banska Bystrica, Miriam Lapunikova, ka njoftuar se Fico është dërguar në shtëpi, prej ku edhe do të vazhdojë mjekimin.

Kjo pasi ditët e fundit gjendja e tij ishte përmirësuar.

Ndryshe, Fico është një popullist që më parë krahasohej me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, si dhe njihet si dashamirës i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai u rikthye në politikë vitin e kaluar duke i fituar zgjedhjet parlamentare, gjë që e rriti frikën e qytetarëve se ai do ta braktiste qëndrimin pro-perëndimor të vendit të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori