LAJMI I FUNDIT:

PDK në Prishtinë: Me planin e Kalabrisë po provohet të përsëritet Badoci

PDK në Prishtinë: Me planin e Kalabrisë po provohet të përsëritet Badoci

 Deputetja Eliza Hoxha dhe asamblisti Leutrim Retkoceri, përmes një konference për media njoftuan që Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë kërkon që Plani i Kalabrisë të revidohet, përndryshe nuk do të përkrahet nga PDK.

Sipas Retkocerit, në Badoc Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsoj pronën publike për të akomoduar kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të.

“Ndërkaq, në planin e propozuar të Përparim Ramës për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në Kalabri sot, Përparim Rama po tregon që është shndërruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim”, ka thënë Retkoceri.


Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët
Lexo po ashtu Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Ndërkohë, deputetja Eliza Hoxha njoftoi që PDK-ja nuk ka votë për këtë plan të Kalabrisë, përmes së cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve.

Sipas saj, plani aktual që e ka propozuar Përparim Rama nuk përmban elementet e duhura ligjore, praktike dhe urbanistike.

Hoxha ftoi të gjithë publikun, përfshirë arkitektët, që të shikojnë planin dhe të bëhen aktiv në mbrojtjen e interesit publik.

“A nuk duhet të na vie keq që ende i referohemi lagjeve Ulpiana, Bregu i Diellit e Dardania si lagjet më të mira e më cilësore për të jetuar? A nuk na vie keq që për 40 vite nuk kemi arritur të prodhojmë një plan e një lagje të re në qytet që do të ishte shembull i mirë dhe model për tu ndjekur?” tha Eliza Hoxha.

Për fund, PDK në Prishtinë iu bëri thirrje të gjithë asambleistëve, pa dallime partiake që të ndikojnë në përmirësimin e këtij plani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori