LAJMI I FUNDIT:

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Tre të plagosurit më 22 maj në Pejë dhe dorasi, Agron Gashi, sipas dosjes fillestare të Prokurorisë del se nuk kishin probleme paraprakisht, por se deri te zënka erdhën pasi ishin përfshirë si palë të treta në diskutimet që dy të njohur të tyre po i bënin për shitblerjen e një veture “Golf III”.

Sherri që përfundoi me tre të plagosur në qendër të Pejës del se nisi për një veturë “Golf III”.

Jeton Berisha bashkë me dy djemtë, Jetardin dhe Jetnisin paraprakisht nuk kishin asnjë punë ose komunikim direkt me Agron Gashin, nga i cili u plagosën me revole.


Në kërkesën për paraburgim të cilën e ka siguruar RTV Dukagjini, përshkruhet në detaje e gjithë ngjarja, nga sharjet e kërcënimet verbale, përplasja fizike, kërcënimi me armë, plagosja, e më pas arratisja e Agroni Gashit që del se u ndihmua nga një familjare e tij.

Fillimisht një person me inicialet L.H, ishte i interesuar për ta blerë një veturë Golf lll nga F.G, që është xhaxhai i Agron Gashit.

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Lexo po ashtu Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë

Për të biseduar për pazarin apo blerjen e veturës klienti, u dakordua që me pronarin e makinës të takohen në një furrë në rrugën “Bekim Berisha”.

Me këtë rast A.G., për të biseduar për shitjen e veturës së tij me vete e merr edhe nipin, Agron Gashin.

Në furrë përpos të interesuarin për blerje, i takojnë edhe shokët e tij, Jeton, Jetard dhe Jetnis Berishën.

Në bisedë e sipër 21 vjeçari Agron Gashi atyre ua thotë këto fjalë:

“Qaj person që lyp me ja shkërdhy nonën unë ja shkërdhej, ja rrasi alltin në gojë”, ka thënë ai.

Pas fjalëve kërcënues Agroni del jashtë furrës, dhe pas tij dalin edhe Jetard dhe L.H.

Në hyrje të furrës Agroni i drejtohet Jetardit me fjalët:

“Ta rrasi plumb”, ka thënë ai.

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë
Lexo po ashtu “Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Pas kësaj po të njëjtin, Jetardin, Agroni e kap për fyti, dhe aty nis kacafytja. Atyre iu hyn në mes shitësi i veturës, xhaxhai i Agronit. Më pas Agroni largohet nga furra ndërsa të tjerët kthehen brenda lokalit.

Pas disa minutave sipas këtyre dokumenteve, Agroni rikthehet me një pistoletë të bardhë të tipit T-T në duar dhe nis të shkrep armën.

Aty plagoshet Jetard Berisha i cili mbetet i shtrirë në tokë, L.S, që kishte për qëllim blerjen e makinës fshihet pikërisht pas një makine. Ndërsa xhaxhai i Agronit duke tentuar t’ia kapë dorën e nipit, atë që e mbante revolen, shkrepet një plumb me ç’rast pëson gërvishtje në bark dhe këmbë.

Agron Gashi e shkrep përsëri armën dhe i lë të plagosur Jeton dhe Jetnis Berishën, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Pas vrasjes së rëndë në tentativë, më datë 22 rreth orës 21:30, 21 vjeçari, arratiset nga vendi i ngjarjes.

Sipas dosjes ai kishte shkuar tek disa villa në rrugën kryesor në hyrje të Pejës dhe përmes një telefoni të huazuar aty, e thërret vajzën e axhës, L.G..

“Hajde te villat Ukaj se kam bo mut, o hajde merrem”, ka thënë ai.

L.G me veturën Audi shkon e mer Agronin i cili e porosit që ta dërgojë në fshatin Qyshk. Në një shtëpi afër shkollës në fshatin Qyshk, Agroni qëndron deri në mesditën e datës 23 dhe arrestohet nga Policia.

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e tre personave në Pejë
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e tre personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë të martën ka treguar se 21 vjeçari që është i përfshirë në gati 20 vepra penale, po planifikonte të arratisej për në shtete të tjera, po që është arrestuar pak para realizimit të këtij plani.

Agroni është dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa për vajzën e axhës së tij, që e ndihmoi të arratisje është kërkuar arrest shtëpiak sepse dyshohet për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerje së veprës penale. Dy nga tre të plagosurit ende po trajtohen në intensivë, sipas mjekëve babai është pa vetëdije e njëri djalë në gjendje relativisht stabile. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori