LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet një prej autorëve të rrahjes së avokatit, Vocaj: 20 mijë euro për këdo që siguron informacion në kapjen e autorëve të tjerë

Dorëzohet një prej autorëve të rrahjes së avokatit, Vocaj: 20 mijë euro për këdo që siguron informacion në kapjen e autorëve të tjerë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka zbuluar se njëri prej autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi është vetëdorëzuar në Polici.

Përmes një deklarate për mediat Vocaj tha se për këdo që siguron informacion për kapjen e autorëve të ngjarjes, ka një shpërblim prej 20 mijë eurosh.


Ai tregoi gjithashtu edhe zanafillën e konfliktit që çoi në dhunimin brutal të avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nga veprimet hetimore rezulton se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.

Proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të nënshkruara me studion ligjore ‘Alterun SHPK’. Është shoqëruar edhe shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë”, tha Vocaj.

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim
Lexo po ashtu Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Sipas Vocajt, ai dyshohet si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

“Materialet do i kalojnë Prokurorisë për veprën penale ‘vrasja e funksionarëve publikë mbetur në tentativë’. Ndërkohë Policia e Tiranës, e mbështetur nga RENEA vijojnë operacionin për kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim”.

“Për çdo informacion që do të çojë në kapjen e autorëve, Policia vë në dispozicion 20 mijë euro. Edhe një gjë, sapo është vetëdorëzuar një nga autorët kryesorë, Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, i cili po shoqërohet në Policinë e Tiranës”, tha Vocaj. /EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori