Një vjetori i protestave të dhunshme që ndodhën në Zveçan, ku gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, e gjen Kosovën me situatë të brishtë të sigurisë.
Ekspertët e sigurisë, për Telegrafin kanë komentuar situatën aktuale një vit pas këtyre protestave të dhunshme.
Drizan Shala për Telegrafin ka deklaruar se siguria në katër komunat veriore duhet të ndahet në dy pozicione.
“Siguria në katër komunat veriore duhet të ndahet në dy pozicione ajo që atakon sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë politike në veri, sepse në aspektin e sigurisë së përgjithshme mund të themi që Policia e Kosovës nën mbështetjen e AKI-së ka të menaxhueshme/kontrolluar atë hapësirë duke ofruar siguri për qytetarët e komuniteteve në atë pjesë, por njëherit edhe liruar e çliruar nga grupet politiko/kriminale të Serbisë dhe eksponentëve të saj”, ka thënë Shala.
Shala tutje ka shtuar se pas kalimit të menaxhimit të situatës nga 2021 ku problem ishin targat e deri të sulmi terrorist madje me elemente diversante nga ana e Serbisë në 2023, po tregon që mekanizmi i sigurisë në vend tani më e ka një pasqyrë më të qartë për veprim në atë pjesë duke rritur bashkëpunimin me qytetarët në kohë rekorde dhe duke ofruar informacione për çdo lëvizje të atyre grupeve kriminale në veri që mund të cenojnë sigurinë e brendshme, por edhe të jashtme të Republikës se Kosovës.
Ndërsa, Gurakuç Kuçi, hulumtues në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ka thënë për Telegrafin se organizimin e demonstratave në veri para një viti, dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve e ka organizuar Lista Serbe me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Që nga atëherë dhe pas sulmit terrorist në Banjskë, situata në veri të vendit aktualisht është e qetë, por shumë e brishtë dhe e kërcënuar vazhdimisht nga mundësia e eskalimit në krizë. Serbia vazhdimisht monitoron situatën, duke pritur mundësinë për të rikthyer tensionet dhe përplasjet me organet e sigurisë, përmes demonstratave dhe veprimeve të tjera, deri në akte terroriste si ato të 24 shtatorit 2023 në Banjskë”, u shpreh Kuçi.
Ai shtoi se gjatë muajit maj, Serbia ka tentuar disa herë të provokojë eskalimin e situatës, por organet e sigurisë së Kosovës kanë qenë vigjilente dhe kanë marrë masa të menjëhershme për të parandaluar këto veprime.
“Organet e sigurisë së Kosovës kanë bërë një hap të madh përpara duke identifikuar pothuajse të gjithë individët e përfshirë në struktura kriminale dhe terroriste. Kjo mundëson monitorimin e tyre më të lehtë dhe bllokon rikthimin e tyre në Kosovë. Niveli i gatishmërisë është rritur ndjeshëm, me një bashkëpunim të thelluar mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, duke siguruar një mbrojtje dhe një monitorim më rigoroz të kufijve”, tha Kuçi për Telegrafin.
Sa i përket lënies në liri të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe përgjegjësit kryesor të sulmit në Banjskë, eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se Radoiçiqi dhe grupi i tij kriminal nuk ka më hapësirë për të krijuar situata të tilla në veri.
“Milani dhe grupi i ti kriminal politik më ne veri të vendit nuk ka hapësirë madje as ndikim për të krijuar situata të atilla që do mund të cenohet siguria e brendshme në veri, sepse AKI dhe PK tani janë duke përfunduar fazën e fundit të shtrirjes se sigurisë në atë pjese përmes rritjes se bashkëveprimit ne terren duke stabilizuar dhe forcuar operacionalitetin e tyre”, tha Shala për Telegrafin.
Ai tutje u shpreh se mos arrestimi i tij nga ana e Serbisë, dëshmon që Serbia është ideatore dhe ekzekutore e cenimit të rëndë të sigurisë nacionale të Kosovës, duke u fshehur pas hajdutëve siç është Milan Radoiçiqi dhe të tjerët, e që sipas Shalës ata pa Serbinë, shtetin kriminal nuk do të ishin në këtë situatë.
“Arrestimi i tij do të ndodh në një periudhë optimale sepse në literaturë shkencore thuhet që kryesi i krimit gjithmonë rikthehet në vendin e krimit”, u shpreh Shala.
E hulumtuesi i Octopus, Gurakuç Kuçi u shpreh se strehimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia, i cili ka pranuar publikisht përfshirjen në aktin terrorist në Banjskë, tregon qartë se shteti serb është iniciatori i këtij akti për interesa të veta.
“Kjo mbrojtje e Radoiçiqit nga shteti serb dëshmon lidhjen e fuqishme mes tij dhe strukturave shtetërore, duke treguar se Serbia nuk heq dorë lehtë nga individë të tillë. Një arsye është, se dorëzimi i Radoiçiqit do të minonte besimin e mbështetësve të ardhshëm për veprime terroriste dhe kriminale, pasi ata nuk do t’i besonin më institucioneve serbe në krim dhe do t’i akuzonte drejtpërdrejtë institucionet e Serbisë dhe Vuçiqin si president”, tha Kuçi, duke shtuar se Radoiçiqi është lidhja më e fuqishme e Serbisë në Kosovë.
Të pyetur se a mund të paraqes rrezik për sigurinë në veri dhe në Kosovë në përgjithësi, lënia në liri e Radoiçiqit, Shala dhe Kuçi thanë se nuk ka arsye për rrezik pasi që sipas tyre grupi kriminal i Radoiçioqit në veri nuk ka më fuqi.
“Grupi dhe struktura e tij më nuk mund të mbijetojnë pa mbështetje financiare që tani veriu nuk po ja mundëson që të marr fonde nga komunat që ishin nën kontrollin e tij apo tenderëve të tjerë që kanë ardhur nga e ashtu quajtur Zyra e Kosovës në Serbi për investime të rrejshme në veri”, tha Shala.
E Kuçi u shpreh se një fakt i dhimbshëm se përse Radoiçiqi vazhdon të mbetet i lirë dhe kërcënim për sigurinë, është toleranca që bashkësia ndërkombëtare po ia mundëson Serbisë të mbaj dhe strehoj gjithë terroristët pjesëmarrës në Banjska pa u strehuar.
“Pra, Serbia akoma mendon ta shfrytëzoj Radoiçiqin kundër Kosovës dhe ai mbetet një kërcënim i hapur, por që nuk e ka të njëjtën forcë si para rastit në Banjskë, pasi ai tani vepron nga territori i Serbisë dhe jo si në të kaluarën që vepronte brenda Kosovës”, ka thënë Kuçi.
Ai ka shtuar se mbajtja në liri e Radoiçiqit duke u ditur publikisht që është përgjegjës për veprime terroriste kundër Kosovës, e tejkalon përgjegjësinë e një individi sepse ai tashmë po strehohet nga nivelet më të larta institucionale në Serbi.
“Pra, figura e Radoiçiqit e vë në pah Serbinë si një shtet terrorist dhe i gatshëm që të hidhet në aksion për të destabilizuar rajonin në çdo moment”, tha Kuçi.
Të dy eksperët e sigurisë vlerësuan se mbajtja në liri e Radoiçiqit e vë në pah Serbinë si një shtet terrorist dhe të gatshëm që të hidhet në aksion për të destabilizuar rajonin në çdo moment.
Shala e Kuçi theksuan se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndaloj qasjen e tolerimit dhe “politikës së paqëtimit” ndaj Serbisë dhe duhet të mbështes institucionet tona në veri duke mos i shantazhuar në formën siç është duke ndodhur.
Majin e vitit të kaluar, serbët në veri protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, që u zgjodhën në prill, pas bojkotimit të procesit zgjedhor nga serbët dhe partitë serbe.
Dhuna në veri bëri që NATO të dislokonte afër 1.000 ushtarë shtesë. Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.
KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët