LAJMI I FUNDIT:

Burri tenton ta largojë gruan nga shtëpia, sulm fizik e presion psikik – rastet e dhunës në familje të paraqitura në Polici

Burri tenton ta largojë gruan nga shtëpia, sulm fizik e presion psikik – rastet e dhunës në familje të paraqitura në Polici
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Prishtinë, Lipjan, Shtime e Malishevë.

Lexoni të plotë raportin policor:


Prishtinë / 28.05.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lipjan / 28.05.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari kosovar ka dashur ta largojë me dhunë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan / 28.05.2024 – 06:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 28.05.2024 – 22:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se ndaj saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike dy të dyshuarit kosovarë. Viktima pas trajtimit mjekësor me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Të dyshuarit ndodhen në arrati. Rasti nën hetime.

Shtime / 28.05.2024 – 16:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se pas një fjalosje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 27.05.2024 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori