Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro
Real Madridi pritet të ketë një afat kalimtar veror mjaft të ngarkuar, pasi disa prurje të reja pritet të zyrtarizohen siç janë Kylian Mbappe dhe Endrick.
Sidoqoftë, këta dy lojtarë pritet që të mos jenë të vetmit që gjiganti spanjoll do t’i transferojë për sezonin e ardhshëm, pasi planet janë që të bëjnë një lëvizje konkrete për yllin e Bayern Munichut, Alphonso Davies.
Davies ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit për krahun e majtë të mbrojtjes tash e sa kohë, dhe pasi që kontrata e tij me Bayernin do të skadojë në verën e vitit të ardhshëm, ata synojnë transferimin e kanadezit me një çmim të përgjysmuar.
Gjiganti bavarez do të pranojë shitjen e Daviesit këtë verë në rast se dy palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Sipas Relevo, Real Madridi janë të vendosur për të nënshkruar me Davies këtë verë, por ata do ta bëjnë këtë vetëm për më pak se 40 milionë euro.
Drejtuesit e klubit madrilen janë të relaksuar sa i përket kësaj situate, pasi ata nuk kanë nevojë urgjentë për të arritur një marrëveshje tani meqenëse ajo pozitë është e mbuluar nga Ferland Mendy dhe Fran Garcia, ndonëse preferenca e tyre mbetet që Davies të bëhet pjesë e ekipit.
Në momentin që arrihet marrëveshja me Bayernin sa i përket shumës së transferimit, atëherë marrëveshja me gjasë do të përfundonte shpejt pasi që Davies tashmë është pajtuar në lidhje me kushtet financiare me Real Madridin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit
Gavi e cilëson Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë, shmang krahasimin me Messin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime