LAJMI I FUNDIT:

Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë – ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë – ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Bette Nash, stjuardesa më jetëgjatë në botë nga SHBA, ka vdekur në moshën 88-vjeçare pasi u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet.

Nash filloi të fluturonte me Eastern Airlines tashmë të zhdukur në vitin 1957 dhe kryesisht punonte në linjën midis Uashingtonit dhe Bostonit, në mënyrë që të mund të ishte në shtëpi çdo natë për t’u kujdesur për djalin e saj.

Romanca dhe magjepsja e fluturimit e tërhoqën fillimisht në atë profesion, raporton abcnews.


“Doja të bëhesha stjuardesë që në momentin që hipa në aeroplan për herë të parë – isha 16-vjeçare. Piloti dhe stjuardesa ecën nëpër korridor dhe unë mendova, ‘Oh Zoti im’ dhe thashë se kjo ishte për mua”, tha Nash.

“Në fillim të karrierës duhet të kesh një gjatësi të caktuar, duhet të kesh një peshë të caktuar. Ishte e tmerrshme. Nëse shtoni ca kilogram dhe vazhdoni, ju hiqnin nga lista e pagave. Duhej të mateshit vazhdimisht”, tha ajo, shkruan theguardian.

Në vitin 2022, Nash mori titullin e Librit të Rekordeve Guinness për kujdestarinë më të gjatë.

Ajo kurrë nuk u tërhoq zyrtarisht nga pozicioni i saj në American Airlines dhe vdiq më 17 maj në një shtëpi pleqsh shkaku i kancerit.

“Ne vajtojmë vdekjen e Betty Nash, e cila u kujdes me dashuri për pasagjerët tanë në ajër për gati shtatë dekada. Fluturo lart, Betty”, njoftoi American Airlines. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Botë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Kalo në kategori