LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terroristëve nga Banjska – Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terroristëve nga Banjska – Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin

Një draft-raport i publikuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), për sulmin në Banjskë ku thuhej se KFOR-i kishte negociuar largimin e terroristëve serb, kishte nxitur reagimin e KFOR-it.

E pas këtij reagimi, Grupi Ndërkombëtar i Krizave tashmë kaq ndryshuar atë pjesë të tekstit.

Teksti është ndryshuar sot më 28 maj, dhe thuhet se “gabimisht” ishte cekur pjesa që KFOR-i ka negociuar largimin e grupit të armatosur serb.


Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Lexo po ashtu Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

“Ky tekst u përditësua më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti gabimisht deklaroi se personeli i KFOR-it negocioi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga bllokimi në Banjska”, thuhet në fund të artikullit të përditësuar.

ICG para se ta ndryshonte artikullin shkruante se “Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”.

KFOR-i pati reaguar menjëherë pas publikimit të këtij draft-raporti.

Në një deklaratë e quajti “raportim të pasaktë”, duke deklaruar se “në asnjë moment nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”.

“Pasi u ftua për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i është koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendusur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në maj të 2023-s, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhej në reagimin e KFOR-it.

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Lexo po ashtu KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi mohon diçka të tillë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ai aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shumë herë që përgjegjësit e sulmit të përballen me drejtësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori