Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj
Nëna e mori vizatimin nga tavolina e fëmijës
dhe e çoi në garazh për t’ia treguar babait.
“A është ky pidh? “Ajo pyeti.
“Sepse duket si pidh.”
“Të kanë lanë mendtë,” tha babai.
“Nuk është kurrfarë pidhi. Më shumë duket si shotë.”
“Shotë, po lëri ato mutsihane, pashë zotin,” tha nëna.
“Pidh i hamamtë është se ç’ke me të.”
“Timothy është tre vjeç,” tha babai.
“Ku dreqin do ta dinte ai si duket pidhi?
Nëse ka ndonjëfarë pidhi të hamamtë këtu atëherë unë jam duke folur me të.”
“Ti qen bir qeni,” tha nëna,
duke rrëmbyer një çelës papagall nga rafti.
Kam me ta qi atë nënë, do të të vras bre hajvan.”
E vringëllonte çelësin me krejt takatin,
e rroku në tëmthin e majtë.
U plandos me zhurmë,
bash buzë llambës për saldim
që ai kishte qenë duke e përdorur
për të skalitur një thithkë gjigante
nga skrapi.
Ai e vuri llambën bash te kyçet e saj
ndërsa ajo le t’ia sheh hairin.
Nëna ra mbi babain.
Në atë hallakamë,
ajo përfundoi me llambën
e ai me çelësin.
Nuk kaloi shumë, dhe kjo vaki qysh filloi njashtu edhe mbaroi.
Brenda shtëpisë, Timothy rrinte ulur i qetë në tavolinën e tij,
vizatonte pidha me shumicë.
Ai ishte i uritur.
Ishte vakti i bukës
dhe ai po zemërohej më shumë
për çdo minutë të hamamtë.
Më mirë le t’i sjellë dikush sa më shpejt
një lëmsh këmbë gaforresh
sepse dikush do të çohet peshë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë