Një video e Roza Latit në tapetin e kuq para finales së Big Brother VIP Albania, ka bërë xhiron me të madhe në internet.
Moderatorja e njohur, u akuzua se kishte bërë një sjellje të pahijshme kundrejt gazetares së Top Channel, Albana Ruci, derisa kjo e fundit po intervistonte yjet që po ecnin në tapetin e kuq.
Madje në një moment, Roza u akuzua se e kishte shtyrë tutje gazetaren derisa kjo e fundit po përpiqej ta merrte një prononcim.
View this post on Instagram
Roza siç duket atë ditë kishte shkuar me fotografin e saj personal, derisa i kërkonte gazetares që të largohej nga logoja e Big Brother, për të pozuar për disa fotografi.
Por, në një moment e shtyu gazetaren me duart e saj për ta larguar nga aty.
Përmes një postimi në llogarinë e saj, Albana Ruci ka bërë një reagim pas këtij incidenti që ishte shpërndarë në internet.
“Ideja është që unë qesh dhe s’bëj gjë të madhe se s’jam e djegur për vëmendje se mund të kisha bërë kinse isha rrëzuar, ose cenuar shumë se isha edhe LIVE. Por unë jam në të 20-tat dhe jo afër 40-ave kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet dhe ata që do të shuhen e do bien sjellin fat thuhet”, shkroi ajo përmes një postimi.
Por, pas kësaj videoje shumë të komentuar në internet, ka reaguar edhe vetë Roza Lati, e cila tha se veprimin nuk e kishte me të keq.
“Një mesazh për publikun dhe Albën. Meqë je në të 20-tat dhe jo në 40-tat prano një këshillë miqësore nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time që nuk ishte as për të të shtyrë as për të të fyer, por të thashë disa herë, ‘zemër sa të bëjë dy foto, se po ikën fotografi’ dhe aty isha patjetër që do të prononcohesha. Sa për sqarim, kur nuk dëmtova njeri sa isha brenda në Big Brother, u habita si e paskam bërë jashtë”, reagoi Roza përmes disa postimeve në InstaStory. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi
Hyrja me pagesë në Prishtina Football Fest? Flasin qytetarët
Ish-banori i Big Brother VIP: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë
Dramat e fundit në jetë - Xhensila Myrtezaj 'arratiset' drejt Turqisë vetëm me fëmijët
Pamje rrëqethëse që tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve me sëmundjen e rrallë
Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë