LAJMI I FUNDIT:

Egla Ceno reagon për herë të parë pas fitores në Big Brother: Jam ende pa fjalë

Egla Ceno reagon për herë të parë pas fitores në Big Brother: Jam ende pa fjalë
Foto: Screenshot/YouTube

Aktorja e njohur, Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo fitoi garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë të renditur në vend të dytë aktorin Julian Deda.


E njëjta ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale, teksa ka shprehur mirënjohje për publikun dhe për Top Channel.

View this post on Instagram

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel Albania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme”, u shpreh ajo.

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit
Lexo po ashtu Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Ceno tutje theksoi: “Do shihemi shumë shpejt”.

Foto: Screenshot/YouTube

Të tjerët që shkuan në finale ishin: Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

Secili nga finalistët fituan nga dhjetë mijë euro nga produksioni. /Telegrafi/