LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim” – Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

“Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim” – Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

Ditë të tensionuara në Barcelonë, ku Xavi Hernandez nuk do të vazhdojë si trajner i skuadrës dhe ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit që do ta shohim të ulur në stolin e kësaj skuadre.

Por sot, përveç kësaj, Ter Stegen ka dashur të distancohet nga çdo ndikim apo ndërhyrje direkte apo indirekte në vendimin e Joan Laportës për shkarkimin e trajnerit.


Emisioni i Catalunya Radio ‘Barça Reservat’ zbuloi një takim midis lojtarëve dhe bordit të Barcelonës, në të cilin një zëdhënës i ekipit përcolli trazirat në dhomën e zhveshjes me Xavi Hernandez.

Aty thuhet se Ter Stegen shprehu shqetësimin e tij me ish-mesfushorin. Ky informacion u mohua shpejt nga portieri gjerman, titullar i padiskutueshëm.

Ter Stegen, një nga kapitenët e Barcelonës, ka publikuar një deklaratë në rrjetet e tij sociale duke denoncuar informacionin e thënë nga ‘Barça Reservat’ dhe duke e quajtur si të rreme dhe të patolerueshëm.

“Historia e publikuar nga ‘Barça Reservat’ sulmon drejtpërdrejt vlerat e mia personale dhe nuk do të toleroj që dikush të përdorë emrin tim për të krijuar ndenja të këqija bazuar në informacione të rreme. Nëse ndonjëherë dua të them ose raportoj për diçka, unë gjithmonë do të jem shumë i drejtpërdrejtë me personin”, ka shkruar portieri.

‘Barça Reservat’ njoftoi të enjten e kaluar se Ter Stegen ishte takuar me Laporta dhe Deco në dhjetor për t’i informuar ata se dhoma e zhveshjes së Barcelonë nuk ishte e kënaqur me trajnerin e tyre, pas një disfate kundër Girona në “Montjuic”,  por gjermani e ka mohur këtë gjë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori