Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se njohja reciproke në mes Kosovës e Serbisë, është qëllimi i dëshiruar në fund të procesit të dialogut.
Por, Hovenier tha se njohja reciproke nuk pritet të ndodhë tani, teksa shtoi se as Kosova e as Serbia nuk do të integrohen në institucionet evropiane pa njohje të ndërsjellë.
“Po, ky është absolutisht qëllimi ynë i dëshiruar që rezultati i këtij procesi, kur të ketë mbaruar, të jetë njohja reciproke, dhe besojmë se ky është i vetmi rezultat i mundur. Ky është qëndrimi i administratës Biden për një kohë të gjatë”.
“Ne flasim për njohjen e ndërsjellë që do të ndodhë dikur sepse nuk mendojmë se do të ndodhë tani. Kemi pasur dëshirë të ndodhë dhe duhet të ndodhë dhe besojmë se asnjëri vend nuk do të integrohet realisht në të gjitha institucionet evropiane dhe euroatlantike pa njohje reciproke”, tha Hovenier në një intervistë për RTK-në.
Ambasadori amerikan tha se tani për tani, ajo për të cilën po punojnë është Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, të cilat sipas tij, janë një hap i përkohshëm që do t’i ri poziciononin marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Tani për tani ajo për të cilën po punojmë dhe për të cilën folëm vitin e kaluar në kohën e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit është një hap i përkohshëm, një rrugë përpara dhe përkushtim, një sërë angazhimesh dhe detyrimesh që do të ri-poziciononin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ata të mos shqetësohen për kërcënimet e sigurisë nga njëri-tjetri, të mund të ndalojnë së shqetësuari për gjëra të tilla si targat dhe kartat e identitetit dhe të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore”, tha Hovenier.
Hovenier tha se s’duhet të ketë dyshim se këndvështrimi amerikan në afatgjatë është i qartë dhe s’ka ndryshuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj