LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti dhe Xhaka pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Ligën e Evropës

Gjimshiti dhe Xhaka pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Ligën e Evropës

Dy yjet shqiptar, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka kanë qenë ndër më të vlerësuarit në edicionin 2023/24 të Ligës së Evropës.

Sezoni 2023/24 i Ligës së Evropës ka mbyllur siparin gjatë mbrëmjes së mërkurë, me Atalantën që fitoi trofeun duke mposhtur Bayer Leverkusenin në finale me rezultat 3-0.

Kështu, mbrojtësi shqiptar, Gjimshiti, ishte ai i cili iu gëzua në fund triumfit dhe ngriti lart trofeun pasi edhe ishte kapiten i Atalantës.


Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha
Lexo po ashtu Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha

Paraqitjet e tij të mira këtë sezon kanë bërë që Gjimshiti të jetë pjesë e formacionit më të mirë të sezonit nga faqja e specializuar SofaScore.

Gjimshiti ka pasur një notë mesatare prej 7.23 në ndeshjet e Ligës së Evropës, ndërsa Xhaka, i cili gjithashtu është pjesë e formacionit ka pasur notë 7.36.

Përveç Gjimshitit dhe Xhakës, pjesë e formacionit të sezonit ishin edhe yje tjerë si Alejandro Grimaldo, Mohammed Kudus, Florian Wirtz dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Formacioni i sezonit: Svilar; Clauss, Gjimshiti, Mavraponos, Grimaldo; Xhaka; Kudus, Elliott, Wirtz, Harit; Aubameyang;

/Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori